Gjykata Speciale që në orët e hershme të mëngjesit është duke kryer bastisje në shtëpinë e Jakup Krasniqit. Pjesëtarë të EULEX-it me mbështetjen e Policisë së Kosovës, ndodhen tashmë ndodhen në shtëpinë e Krasniqit në Prishtinë.

E për këtë bastisje ka reaguar vajza e Jakup Krasniqit, Gresa e cila fajësuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për votimin e Gjykatës Speciale.


Ajo përmes një postimin në Facebook, i ka quajtur deputetë të dështuar, të shitur e të ndryrë.
“Babi sakrifikoi vitet më të bukura të jetës që ne dhe fëmijët tuaj të gëzojmë lirinë. Unë jam krenare me babin tim, po fëmijët e juaj? Si ndihen me prindërit e tyre tradhtar?”, ka shkruar Gresa Krasniqi.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:Kadri Veseli Enver Hoxhaj Elmi Reçica Agim Aliu Fadil Beka Labinota Demi-Murtezi Sala Berisha-Shala Bekim Haxhiu Xhavit Haliti Ramiz Kelmendi Latif Gashi Adem Grabovci Azem Syla Zenun Pajaziti Agim Çeku Naim Fetahu Besim Beqaj Nezir Çoçaj Rrustem Mustafa Mexhide Mjeku-Topalli Blerta Deliu-Kodra Selvije Halimi Xhevahire Izmaku Hajdar Beqa Salihe Mustafa Ish-bashkepartiak te babit, deputet te legjislatures me te deshtuar, deputet te deshtuar, te shitur e te ndyre A po ju pelqejn keto pamje, si po ndiheni me keto pamje? Babi sakrifikoi vitet me te bukura te jetes qe ne dhe femijet e juaj te gezojm lirine. Une jam krenare me babin tim, po femijet e juaj? Si ndihen me prinderit e tyre tradhetar?/Telegrafi/