LAJMI I FUNDIT:

Reagon Telekomi pas tërheqjes së mjeteve nga xhirollogaria: Mbetën pa paga 2 mijë e 300 punëtorë

Reagon Telekomi pas tërheqjes së mjeteve nga xhirollogaria: Mbetën pa paga 2 mijë e 300 punëtorë

Zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Menduh Abazi ka reaguar pas tërheqjes së mjeteve nga xhirollogaria e Telekomit, prej kompanisë Dardafon.

Një një reagim për media, Abazi ka theksuar me zbrazjen e kësaj llogarie kanë mbetur pa paga 2 mijë e 300 punëtorë të Telekomit dhe më shumë se 1 mijë punëtorë të Postës së Kosovës.


“Telekomi i Kosovës goditet për herë të dytë nga Dardafon me zbrazje të llogarisë. Gjatë kësaj periudhe Qeveria e Kosovës ka zhvilluara takime intensive për ta bindur Dardafon që të nënshkruaj marrëveshje për të cilën tashmë ishin dakorduar në prani të Kryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.

Marrëveshja ishte që pagesa të bëhet në afat prej 24 muajsh, por si duket në fund nuk arritën ta bind Dardafonin për nënshkrim të marrëveshjes ku këta fillimisht këta kanë bllokuar llogaritë ndërsa sot edhe i zbrazen. Me zbrazjen e sotme të llogarisë Dardafon fillimisht ka lënë pa paga 2.300 punëtor të Telekomit dhe më shumë se 1000 të Postës së Kosovës. Telekomi në këtë rast ka qen i pafuqishëm që të marr çfarëdo vendimi që do ta parandalonte një gjë të tillë”, ka thënë Abazi.

Abazi ka thënë se me këtë veprim janë rrezikuar në tërësi të gjitha shërbimet tona, duke përfshirë edhe të gjitha shërbimet e institucioneve të sigurisë së vendit.

“Pra përveç tjerash me këtë veprim është rrezikuar siguria kombëtare. Kërkojmë urgjentisht nga qeveria që të reagoj dhe zgjidh këtë çështje”, ka theksuar Abazi. /Telegrafi/