LAJMI I FUNDIT:

Reagon PZAP: Ankesat e bashkatdhetarëve vetëm përmes postës, e jo në mënyrë elektronike

Reagon PZAP: Ankesat e bashkatdhetarëve vetëm përmes postës, e jo në mënyrë elektronike

Nëpër rrjete sociale është duke qarkulluar një njoftim jo zyrtar nga disa individë ku ju bëhet thirrje bashkatdhetarëve te cilët nuk janë të përfshirë në listën e votuesve jashtë Kosovës që të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në mënyrë elektronike, në adresën zyrtare të PZAP-it info@pzap-ks.org.

Mirëpo kjo informatë është demantuar nga PZAP-ja, pasi sipas tyre votuesit që gjenden jashtë Kosovës mund të ankohen mirëpo vetëm në mënyrë fizike përmes postës me dërgesa rekomande ,e jo në mënyrë elektronike.


Lexoni më poshtë reagimin e tyre të plotë:

Njoftojmë Votuesit Jashtë Kosovës se në Facebook po qarkullon një informacion jo zyrtar i postuar nga individ të ndryshëm të cilët ju bëjnë thirrje bashkatdhetarëve te cilët nuk janë të përfshirë ne Listën e Votuesve Jashtë Kosovës që të ankohen në PZAP në mënyrë elektronike në adresën zyrtare të PZAP-it info@pzap-ks.org.

Ky nuk është njoftim zyrtar i PZAP-it dhe ju rikujtojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, me datën 22 janar 2021 ka njoftuar Votuesve Jashtë Kosovës me të drejtë vote të cilët kanë aplikuar për tu regjistruar për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021 e qe aplikacionet e tyre janë refuzuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor,  mund të parashtrojnë ankesat në PZAP vetëm në mënyrë fizike përmes postës me dërgesa rekomande, e jo në mënyrë elektronike.

Ankesat mund të parashtrohen përmes formularit të cilin mund ta shkarkoni ne ueb sajtin zyrtar

www.pzap-ks.org

Gjithashtu ankesat mund të paraqiten edhe në çfarë do letre A4, por duhet të përmbajë informatat e Parashtruesit të ankesës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori