Julian Alvarez ka reaguar për herë të parë pas eliminimti nga Liga e Kampionëve.

Atletico Madridi u mposht përmes penalltive nga Real Madridi, duke mos arritur të vazhdojë tutje në garën më të madhe për klube në Evropë.


Lojtari më i komentuar i momentit, Alvarez ka shprehur pikëllimin e tij për eliminimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, por që ka uruar Los Blancos.

“Është e dhembshme të eliminohesh pasi ke dhënë gjithçka në fushë dhe ka luftuar deri në minutën e fundit”, shkroi fillimisht Alavrez në Instagramin e tij.

“Nuk u mundësua, por ky ekip tregoi karakter, përkushtim dhe zemër”.

“Faleminderit tifozëve tanë që janë gjithmonë aty, brohorasin pa pushim dhe e bënin çdo lojë të veçantë”.

“Tani është koha për të parë përpara dhe për t'u fokusuar në atë që do të ndodhë më pas”.

“Urime Real Madridit për kualifikimin”, përfundon shkrimi i Alvarez. /Telegrafi/

telegrafi sport app