LAJMI I FUNDIT:

Reagon Oda e Farmacistëve të Kosovës: Konkursi për specializime është jo ligjor

Reagon Oda e Farmacistëve të Kosovës: Konkursi për specializime është jo ligjor

Oda e Farmacistëve të Kosovës ka reaguar pasi ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka shpallur të hapur konkursin për specializime, ku nuk janë të përfshirë profilet e farmacisë, ndërsa theksuan se ky konkurs është më se i domosdoshëm por fillimisht do të duhej të rregullohej baza ligjore.

Përmes një komunikate Oda e Farmacistëve ka bërë të ditur se kanë reaguar thuajse një javë më parë ndaj këtij konkursi.


Madje, siç njofton OFK, në fillim të mandatit të Zemajt, kanë kërkuar që të aprovohet udhëzimi i ri administrativ  në të cilin do të përfshiheshin edhe profilet tjera të cilat aktualisht nuk janë të paraparë me Udhëzimin Administrativ nr 05/2017 por edhe do të rregullohej ligjshmëria.

Hapet konkursi për specializim, Zemaj: Nuk do të lejojë asnjë grup interesi që ta pengoj këtë proces
Lexo po ashtu Hapet konkursi për specializim, Zemaj: Nuk do të lejojë asnjë grup interesi që ta pengoj këtë proces

“Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar sot konkursin për specializime. Për befasinë e të gjithëve përkundër numrit të madh të pozitave të shpallura në konkurs, asnjëra nga pozitat nuk është shpallur për profilet e farmacisë. Për më tepër prezenca e farmacistëve në institucione shëndetësore është detyrim ligjor i përcaktuar nga neni 26 paragrafi 2 i Ligjit për Shëndetësi nr. 04/L-125 “Barnat e përshkruara nga mjeku ose stomatologu mund të jepen vetëm nga ose në prezencën e farmacistit të licencuar “. Dua t’ju sqarojë se OFK ka reaguar me kohë ndaj këtij konkursi (shkresa e datës 24/07/2020 e bashkangjitur ne foto), dhe jo vetëm kaq por që në fillim të mandatit të Ministrit Zemaj ka qenë kërkesë e të gjitha Odave të Profesionistëve Shëndetësorë aprovimi i udhëzimit të ri administrativ (i finalizuar para disa muaj) në të cilin do të përfshiheshin edhe profilet tjera të cilat aktualisht nuk janë të paraparë me Udhëzimin Administrativ nr 05/2017 por edhe do të rregullohej ligjshmëria”, thuhet në komunikatën e OFK.

Ndryshe, sipas Odës së Farmacistëve të Kosovës, ky proces është jo ligjor.

“Për më tepër ne kemi konsideruar se ky proces është jo ligjor meqë udhëzimi administrativ nr. 05/2017 për shkollim specialistik është në kundërshtim me Ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësor dhe Ligjin për Shëndetësi. Kërkesën për anulimin e këtij udhëzimi veçse ia kemi bërë kryeministrit të Republikës së Kosovës po me datën 24/07/2020. Qeveria e Kosovës duke shqyrtuar kërkesën tonë dje i ka kërkuar opinion Ministrisë së Shëndetësisë për shkresën tonë përkitazi me ligjshmërinë e këtij Udhëzimi Administrativ. Ndërsa ministria, me nguti pa pritur vlerësimin e zyrës ligjore të Zyrës së Kryeministrit sot, ka shpallur konkursin për Specializime. Konkursi për specializime është më se i domosdoshëm por fillimisht do të duhej të rregullohej baza ligjore”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori