Nëna e Diana Kastratit, gruas që ishte vrarë nga ish-bashkëshorti i saj në vitin 2011, Makfire Kastrati, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit që të kompensohen me 30 mijë euro për dëmin jomaterial, për dhimbjet e përjetuara ndaj vrasjes së vajzës së tyre.
Kastrati përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se paret nuk mund të kompensojnë dëmet emocionale të familjes së saj.
Ajo akuzoi drejtësinë në vend se i kanë duart e përgjakura, po aq sa kriminelët që e kanë kryer krimin.
“Paret e botës s’mund të kompensojnë dëmet emocionale të familjes Kastrati. I kam ca fjalë për ju: Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, unë nana e Diana Kastratit, Makfire Kastrati, e jo Krasniqi siç e keni shkruar ju (analfabet ordiner).
Ju, në publikimin tuaj, keni thënë ‘në emër të kompensimit jo material për dhimbjet e përjetuara shpirtërore’, desha t’ua sqaroj që familja Kastrati ju ka paditur për mos kryerjen e detyrës tuaj, për dështimin në punën tuaj…E, për të cilën paguheni dhe jeni paguar nga taksat tona, madje edhe nga taksat që ka paguar vet Diana. JU, i keni duart e përgjakura, po aq sa kriminelët që e kanë kryer krimin. Ju, pikë së pari keni dështuar t’i ofroni mbrojtje vajzës sime, përkundër që ju përgjëruam, përkundër që ishit të thirrur ta mbronit. Madje edhe dështuat të solidarizoheshit me vet rastin”, ka thënë Kastrati.
Kastrati po ashtu u shpreh se pasuria e botës nuk mund të shëroj apo lehtësoj dhimbjen e prindit kur e humbë fëmijën.
Lexoni më poshtë postimin e plotë të nënës së Diana Kastratit, Makfirete Kastrati:
Paret e botës s’mund të kompensojnë dëmet emocionale të familjes Kastrati. I kam ca fjalë për ju: këshilli gjyqësor i Kosovës dhe qeveria e Republikës së Kosovës, unë nana e Diana Kastratit, Makfire Kastrati, e jo Krasniqi siç e keni shkruar ju (analfabet ordiner).
Ju, në publikimin tuaj, keni thënë “në emër të kompensimit jo material për dhimbjet e përjetuara shpirtërore”, desha t’ua sqaroj që familja Kastrati ju ka paditur për mos kryerjen e detyrës tuaj, për dështimin në punën tuaj…e për të cilën paguheni dhe jeni paguar nga taksat tona, madje edhe nga taksat që ka paguar vet Diana. JU, i keni duart e përgjakura, po aq sa kriminelët që e kanë kryer krimin. Ju, pikë së pari keni dështuar t’i ofroni mbrojtje vajzës sime, përkundër që ju përgjëruam, përkundër që ishit të thirrur ta mbronit. Madje edhe dështuat të solidarizoheshit me vet rastin!
Ju, keni dekurajuar me vite e vite, gra e qytetarë të Kosovës që të vijnë për të kerkuar shërbimin tuaj, sepse për ndihmë tuajën as që bëhet fjalë. Shërbim për të cilin paguheni dhe ushqeni familjet e fëmijët tuaj!
Ju, që sorrollateni kafeveneve dhe nuk gjeni motivin as edhe një komunikatë ta shkruani si duhet.
Ju, udhëheqës, të padobishëm, të mjerë e gënjeshtarë, mos vallë “SOLIDARISHT” paskeni dashtë të na ndihmonit? Unë, nëna e Dianës, pas 11 vitesh ndihem e turpëruar për juve, ndjej keqardhje dhe neveri, pikëllim, dëshpërim e trishtim. Familja Kastrati ju ka hedh në gjyqe për neglizhencë dhe dështim të kryerjes së punës të cilën jeni të obliguar me ligj ta kryeni dhe e ka fituar gjyqin. A e dini çka do te thotë kjo? Pasuria e botës nuk mund të shëroj apo lehtësoj dhimbjen e prindit kur e humbë fëmijën. Në asnjë rast, familja Kastrati nuk ka kërkuar kompensim për dëme emocionale, sepse te fundi i fundit ky do ishte një absurditet, njëjtë sikurse komunikata tuaj. Familja Kastrati ka kërkuar që drejtësia të shkoj në vend për ata që kanë dështuar të kryejnë punën e tyre, siç duhet të kërkojë çdo qytetar kur shteti dështon të bëj punën e vet. Te ju dëmtoj me një mënyrë që është e vetmja që juve ju dhemb, që të keni me pak për darka e raki kafeneve të qytetit. Te ju bej të mendoni se edhe familje të tjera që kanë humbë fëmijë, për shkak dështimit tuaj, mund te ju dëmtojnë njëjtë, e buxheti për veturat e hotelet tuaja luksoze të jetë më mangët e më i paktë çdo ditë. Ju, që nuk ofroni siguri as në trafik, as në shkollë, as në spital e as ne burg…Ju, që jeni të dehur 24/7 nga fuqia e pushtetit dhe mendoni se jeni të paprekshëm. Qytetarët e Kosovës, në veçanti gratë, që fatkeqësisht humbin jetën çdo ditë, nuk u drejtohen juve, ngase e dinë se sa të pa afte, neglizhues e injorantë jeni. Aq injorantë, sa as shkrim dhe lexim s’dini.
Ju, që pas më shumë se 10 vitesh, talleni “solidarisht” me gjendjen tonë emocionale dhe shpirtërore. Gënjeshtarë! Avokatët tanë që kanë drejtuar procesin, na kanë këshilluar që kjo është mënyra më e mirë për me i vetëdijesua gjyqtarët, (analfabetët, që nuk e mësuan punën e tyre as në shkollë e as në praktikë). Jemi këshillu që neglizhuesit duhet të dëmtohen e viktimat të kompensohen…dhe e gjithë kjo ishte bërë edhe për një qëllim tjetër, që unë, nana e Dianës, të mund të ndihmoja gra të tjera në nevojë, realisht të bëja punën tuaj, pa “shkollën” tuaj, por me një ndërgjegje të pastër e fisnike. Ju edhe po të donit, edhe po të kishit 100 jetë, asnjëherë nuk do të mund të paguanit dëmet apo përjetimet tona emocionale, sepse për ne jeta e njeriut nuk ka çmim.
Fatkeqësisht edhe ky shkrim mund të jetë dekurajim për shumë gra në nevojë, për ato gra që çdo ditë luftojnë me jete a vdekje, për ato gra qe kur kanë nevojë më së shumti për juve, ju i zhgënjeni sepse edhe ato vet e dinë se jeni të PA DOBISHËM.
Mua vajza më është vrarë dy herë…për herë të parë nga vet ju, kur ju shtrimë dorën për ndihmë dhe mbrojtje dhe ju na kthyet shpinën sikur edhe shumë e shumë të tjerave. Ju jeni më kriminel se kriminelët, ju jeni gënjeshtarë të pacipë dhe analfabetë të pashoq.
Me falni vajza e gra, por prapavija e këtij akti të qeverisë është të ju lë pa zë, të ju shtypë kokën që ju të mos kërkoni ndihmë, të mos nisni procese të shpëtimit të vet jetës suaj, por edhe po e nisët ata do ju zvarrisin me vite e vite nëpër gjykata vetëm për tu tallur dhe për t’ju gënjyer paturpësisht.
Mua s’më mbetët tjetër pos të ju them që ne do shihemi sërish në gjyq për shtrembërim të procesit dhe lëndës në tërësi, e po ashtu edhe për gënjeshtrat se “solidarisht” keni ofruar ndihmën që pretendoni se e keni bërë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia masa për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Ukrainë, kufizime qarkullimi në Tiranë
Ahmeti, ambasadorit të Italisë: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet
Konfiskohen armë, municion, veshje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi
Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s
Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian