LAJMI I FUNDIT:

Reagon Kurti: U tronditëm nga vrasja e dy zyrtarëve të PDK-së në Pejë, ftoj organet e rendit që ta zbardhin rastin

Reagon Kurti: U tronditëm nga vrasja e dy zyrtarëve të PDK-së në Pejë, ftoj organet e rendit që ta zbardhin rastin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është i tronditur nga vrasja e dyfishtë që ka ndodhur sonte në qytetin e Pejës, ku të vrarë kanë mbetur dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kurti u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, duke thënë se bashkëndjen me dhimbjen e tyre për këto humbje tragjike, transmeton Telegrafi.


“Sonte u tronditëm nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Pejës. Sipas konfirmimit zyrtar të Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vrarë dy qytetarë të vendit tonë, kandidati për kryetar të komunës së Pejës, A. A., dhe, ish kandidati për kryetar të Deçanit, B. K., të dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga Partia Demokratike e Kosovës. Në këto momente të vështira bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike”, ka shkruar Kurti.

Vritet Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës
Lexo po ashtu Vritet Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës

Gjithashtu, kryeministri ka ftuar organet e rendit, që të zbardhin rastin e kësaj vrasje të dyfishtë.

“Ftoj organet e rendit që me seriozitetin më të lartë, sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasje të dyfishtë”, thotë mes tjerash Kurti.

Detaje nga ngjarja në Pejë: I vrarë ka mbetur edhe Blerand Kadrijaj, zyrtar i PDK-së
Lexo po ashtu Detaje nga ngjarja në Pejë: I vrarë ka mbetur edhe Blerand Kadrijaj, zyrtar i PDK-së

Ndryshe, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Telegrafin, se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 20:20 në afërsi të shkollës Ekonomike “Ali Hadri”, ku dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër i plagosur.

Ndërkohë, sipas informatave të para dyshohet se rasti ka ndodhur në një lokal në Pejë, ku viktimat fillimisht kanë pasur një konflikt mes vete, dhe më pas janë gjuajtur me armë zjarri. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori