LAJMI I FUNDIT:

Reagon juristja e të drejtës së mediave, Kusari: Urgjentisht të lirohen gazetarët e Insajderit

Reagon juristja e të drejtës së mediave, Kusari: Urgjentisht të lirohen gazetarët e Insajderit

Juristja e të drejtës së mediave, Flutura Kusari ka thënë se intervistimi i gazetarëve të Insajderit nga policia është shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe të drejtës së lirisë së mediave.

Kusari përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka kërkuar që ata të lirohen si dhe siç tha ajo të fillohen procedura disiplinore kundër policëve dhe prokurorëve që kanë keqpërdorur autorizimet e tyre.


Intervistohet drejtori i Insajderit për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”
Lexo po ashtu Intervistohet drejtori i Insajderit për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”

“Intervistimi i gazetarëve të Insajderit me qëllim të zbulimit të burimit të tyre është shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe të drejtës së lirisë së mediave. Prokuroria dhe policia nuk kanë të drejtë të kërkojnë burimin e gazetarëve pa urdhër të gjykatës. Urgjentisht duhet të lirohen gazetarët e Insajderit dhe duhet të fillohen procedura disiplinore kundër policëve dhe prokurorëve që kanë keqpërdorur autorizimet e tyre duke shkelur Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve”, ka shkruar Kusari. /Telegrafi/