LAJMI I FUNDIT:

Reagon Haradinaj: I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës – e di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh

Reagon Haradinaj: I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës – e di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pasi tha se Haradinaj me paturpësi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit.

Përmes një shkrimi në Twitter Rama tha se Kurti mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë.

Rama, Haradinajt: Me paturpësi po e sulmon Albin Kurtin, mund të jetë gjithçka po kurrë shërbëtor i Serbisë
Lexo po ashtu Rama, Haradinajt: Me paturpësi po e sulmon Albin Kurtin, mund të jetë gjithçka po kurrë shërbëtor i Serbisë

Si kundërpërgjigje ndaj tij, Haradinaj ka thënë se është i kuptueshëm frustrimi i Ramës, pasi thotë se ia ndali planin serbomadh.


Tutje,Haradinaj ka uruar Kurtin që të vazhdojë rrugën e bllokimit të shtegut të Edi Ramës për copëtimin e Kosovës, fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajon dhe mbajtjen e taksës.

“Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit. Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq, Rama ka uruar Kurtin të mos ketë frikë prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Kalo në kategori