LAJMI I FUNDIT:

Reagon Abazoviq pas arrestimit të kryetarit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq

Reagon Abazoviq pas arrestimit të kryetarit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq

Pas arrestimit të kryetarit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq ka reaguar zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Sipas medieve malazeze, përcjell Telegrafi, Nrekiq po hetohet për punësime partiake.

“Lejoni që gjykata të vendos se si ata fituan në zgjedhje. Është e qartë për qytetarët. Qeveria është e vendosur t’i japë fund të gjitha abuzimeve”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.

Bashkë me Nekriqin, në pranga kanë rënë edhe katër persona të tjerë të administratës që ai drejton.

Arrestimet janë ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit në Ulqin.

Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, akuzohet për punësime partiake
Lexo po ashtu Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, akuzohet për punësime partiake

Po ashtu, ata janë arrestuar edhe për pakujdesi në dhënien e shërbimeve. /Telegrafi/