LAJMI I FUNDIT:

Reagojnë partitë shqiptare për vendimin e Ivanov (Video)

Reagojnë partitë shqiptare për vendimin e Ivanov (Video)

Partitë politike shqiptare kanë reaguar për vendimin e Ivanov që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga Lëvizja Besa me një konferencë të jashtëzakonshme për mediume këtë vendim e ka cilësuar si krim.
”Vendimi i sotëm Presidentit të Maqedonisë për t’i falur të gjithë politikanët që janë nën hetime dhe ndaj të cilëve është ngritur procedurë hetimore nga Prokuroria Speciale, paraqet gjunjëzim të aparatit shtetëror, rrënim të shtetit të së drejtës dhe skemë të sistemeve paralele në shtet. Të gjendur në këtë situatë, BESA konstaton se sot ka përfunduar shteti i së drejtës, ndërsa edhe institucioni i fundit, që duhej ta mbronte interesin shtetëror, tash është vënë në mbështetje të kriminelëve, kjo për shkak të përkatësisë së tyre partiake.” thuhet në deklaratën e Lëvizjes Besa.


Sipas RDK-së, ky vendim i presidentit të shtetit është edhe një argument shtesë se në këtë shtet forcat destruktive janë duke e shkatërruar tërrësisht vendin në përgjithësi.
”Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se vendimi i presidentit të shtetit për abolicion të plotë ndaj politikanëve të korruptuar dhe kriminalizuar që janë ngritur ose duhet ngritur padi nga ana e prokurorisë speciale apo edhe prokurorisë publike, është kulminacion i absurditetit të funksionimit ose mosfunksionimit të shtetit në përgjithësi.Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se vendimi i fundit i presidentit të shtetit e zhbën tërrësisht Marrëveshjen e Përzhinës duke patur parasyshë se bëhet shfuqizim i tërrësishëm i institucionit të Prokurorisë Speciale që është pjesa më e rëndësishme e kësaj marrëveshje. ” thonë nga RDK.

Nga LR-PDSH për vendimin e Ivanov në mes tjerash thonë se ky është vendim skandaloz i Ivanovit që amneston krimin, korrupcionin, falsifikimet zgjedhore të politikanëve.
”Vendimi i sotshëm i Ivanov dëshmon qartë se Republika e Maqedonisë, gjithmonë ka funksionuar si shtet me standarde të dyfishta, duke heshtur kur duhej të montohen, fajësohen dhe akuzohen shqiptarët dhe nga ana tjetër duke ofruar amnisti nëpërmjet vendimeve jolegjitime dhe anti-demokratike në kohën kur duhej të ruhej qëndrueshmëria e këtij sistemi antishqiptar. Përkujtojmë që në kohën kur Ivanov ësht President kanë ndodhur shumë aksione policore të drejtuara kundër shqiptarëve, procese të montuara politike, vrasje dhe arrestime të të pafajshmëve, ndodhën Monstra dhe Lagja e trimave, ngjarje që paraqesin shkelje të rëndë të të drejtavr dhe lirive themelore të një komuniteti të tërë. Në vend që të abolohet segregacioni nacional dhe aparteidi ndaj shqiptarëve, abolohen krimet e politikanëve.”(sic) thuhet në reagimin e LR-PDSH.

Ali Ahmeti nga BDI e ka cilësuar si vendim që nuk do të zgjidh asgjë. ”Vendimi i Ivanovit është i pamenduar dhe se ka kërkuar ndihmë nga Komisioni Evropian që të gjejnë një zgjidhje për krizë që është thelluar.” thotë kryetari i BDI-së.

Edhe Uniteti ka reaguar për vendimi e kryetarit Ivanov. “Uniteti reagon ashpër ndaj vendimit të Presidentit të vendit Gjorgi Ivanov për falje të të gjitha strukturave politike që janë të dyshuar, nën hetime, apo të arrestuar për shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve, vjedhje të zgjedhjeve, keqpërdorim të pushtetit, malverzime finansiare, diskriminim ndaj qytetarëve vetëm për shkak të përkatësisë etnike, partiake etj. duke u montuar edhe raste të rënda, duke i burgosur dhe duke i vrarë”, thuhet në reagimin e partisë Uniteti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori