LAJMI I FUNDIT:

Reagojnë noterët, kërkojnë nga ministrja Haxhiu që mos ta anulojë procesin e noterisë

Reagojnë noterët, kërkojnë nga ministrja Haxhiu që mos ta anulojë procesin e noterisë

Paralajmërimi i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një intervistë dhënë për Telegrafin, se do të anuloj e procesin e emërimit të noterëve, ka nxitur reagimin e këtyre të fundit.

Një grup i noterëve nga Peja kanë kërkuar nga ministrja Haxhiu që të mos e anuloj procesin e noterisë.


Haxhiu: Brenda kësaj jave do ta anulojmë procesin e noterisë, do të shkarkohen edhe anëtarët e Komisionit
Lexo po ashtu Haxhiu: Brenda kësaj jave do ta anulojmë procesin e noterisë, do të shkarkohen edhe anëtarët e Komisionit

Në reagimin e tyre dërguar për Telegrafin ky grup i noterëve thekson se Haxhiu është duke tentuar që në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë bazë ligjore ta rikthejë në pikën zero, procesin e noterisë.

“Ne e lusim Ministren e Drejtësisë Znj.Albulena Haxhiu që të mos marrë ndonjë veprim të kundërligjshëm pa asnjë bazë ligjore sepse ne nuk do të ndalemi duke e kërkuar të drejtën tonë të fituar ligjërisht, dhe çdo vendim të saj të kundërligjshëm do ta atakojmë në çdo rrugë ligjore dhe instancë gjyqësore të vendit”, thuhet në reagimin e tyre.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Një grup i kandidatëve potencialë për Noterë në pritje tash e sa kohë , të cilët ju kemi nënshtruare të gjitha procedurave nga dy komisione të pavarura të emëruar në mënyre ligjore, sipas Ligjit për Noterinë, pra dy fazave të provimit atë me shkrim dhe atë me gojë, dhe pastaj ne jemi Certifikuar si Noter me dt:12.07.2019.

Reagojmë:

Pas deklaratave të dhëna nga ana e Ministres së Drejtësisë Znj.Albulena Haxhiu, për procesin e Noterisë pikërisht deklaratës së fundit me dt:19.02.2020, që deklaroj që brenda kësaj jave do ta rikthej procesin e Noterisë në pikën 0, pa asnjë bazë ligjore në mënyrë arbitrare dhe të kundërligjshme, e cila e potencoi edhe në deklaratën e dhënë vetë se edhe pse janë në rregull me dokumente dhe letra pavarësisht kësaj do ta rikthejmë në pikën 0.

Me këtë deklaratë të dhënë në mënyrë arbitrare pa asnjë bazë ligjore, i bie që është duke na mohuar të drejtën e fituar me meritokraci në mënyre të ligjshme me shumë mundë dhe sakrificë, dhe ne e lusim Ministren e Drejtësisë Znj.Albulena Haxhiu që të mos marrë ndonjë veprim të kundërligjshëm pa asnjë bazë ligjore sepse ne nuk do të ndalemi duke e kërkuar të drejtën tonë të fituar ligjërisht, dhe çdo vendim të saj të kundërligjshëm do ta atakojmë në çdo rrugë ligjore dhe instancë gjyqësore të vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori