Dean Huijsen ka nënshkruar zyrtarisht me Real Madridin, duke vënë firmën në një marrëveshje pesëvjeçare me klubin.

Urimet e shumta pasuan shpejt, me ikonën e klubit Sergio Ramos midis atyre që dërguan mbështetje.


"Gjithë të mirat, miku im. Vazhdo përpara", postoi ai në Instagram.

Me një mbështetje të tillë, Dean ka çdo arsye - dhe gjithë motivimin - për të pasur sukses.

Është vet klubi mbretëror, i cili ka njoftuar marrëveshjen mes klubeve dhe lojtarit me anë të një postimi në faqet e tyre zyrtare.

“Real Madrid CF dhe AFC Bournemouth kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Dean Huijsen, i cili mbetet i lidhur me klubin tonë për pesë sezonet e ardhshme, nga 1 qershori 2025 deri më 30 qershor 2030”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.

Transferimi i 20-vjeçarit thuhet se i ka kushtuar klubit mbretëror rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app