LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i liderëve të VLEN-it pasi Artan Grubi u vendos në “listën e zezë” amerikane

Reagimi i liderëve të VLEN-it pasi Artan Grubi u vendos në “listën e zezë” amerikane

Pasi informacionit se ish zëvendëskryeministri i parë është përfshirë në “listën e zezë” amerikane, kanë reaguar liderët e VLEN-it, të cilët janë pjesë e Qeverisë.

Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike tha “u djeg loja”.

“U djeg loja! Sonte u vulos kauza jonë e drejtë. Me sonte as valixhja nuk të sos punë.
Rrini rahat!”, tha Mexhiti.


Ndërkaq Bilall Kasami nga Lëvizja Besa deklaroi se nëpërmjet tendës, BDI tenton ta shpëtojë veten.

Grubi: Do të angazhohem me partnerët tanë që të zbardhë këtë çështje në tërësi
Lexo po ashtu Grubi: Do të angazhohem me partnerët tanë që të zbardhë këtë çështje në tërësi

“Sot u vulos edhe nga partnerët tanë strategjik se shumë funksionarë të BDI-së janë të zhytur në korrupsion. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën Artan Grubin person non-grata. Kjo edhe një dëshmi që kemi thënë vazhdimisht se BDI po bën show për të shpëtuar veten e tyre në çdo rast, edhe së fundi me tendat ata po mundohen të mbulojnë korrupsionin dhe aspak nuk ju bëhet vonë për gjuhën shqipe! Tani, a do bëjnë roje nate para Ambasadës së Amerikës në Shkup? Përhajr Artan!”, shkroi Kasami,

Kurse Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët zgjodhi t’i njoftojë pjesëtarët e tendës.

“Kam një lajm për ata të Tendës: Artan Grubi sapo u shpall Persona Non Grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, shkroi Taravari.

Kryetari i Alternativës Zeqirja Ibraimi, shkruan se ka njoftuar më herët se një ish-ministër i BDI-së është refuzuar për vizë amerikane.

Grubi në listën e zezë amerikane, Bujar Osmani i mërzitur largohet nga emisioni LIVE
Lexo po ashtu Grubi në listën e zezë amerikane, Bujar Osmani i mërzitur largohet nga emisioni LIVE

“Besoj tash është e qartë kur thosha se një ish ministër i Soravisë ishte refuzuar për vizë amerikane. Prej sonte edhe zyrtarisht”, ka shkruar Ibrahimi.

Ndryshe, mbrëmë Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se ish-zv.kryeministri Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti janë vendosur në listën e personave të padëshiruar në SHBA, për shkak të siç thuhet në njoftim, lidhjes me korrupsion dhe ndërhyrjes në gjyqësor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori