LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i vonuar!

Reagimi i vonuar!

Ekstremizëm ka në gjithë botën. Ai manifestohet në forma të ndryshme dhe përdor mjete të ndryshme. Qëllimi i tij është përfitimi material i një grupi të caktuar, ndërkohë që forma dhe mjetet e përdorura zgjidhën sipas rasteve.

Edhe në vendet më të zhvilluara të botës kemi forma të manifestimit të ekstremizmit racor, etnik, fetar, politik etj. Dhe, po ta shikosh në përqindje masën e njerëzve që përfshihen në të, ajo duhet të jetë e përafërt. Problemi i dukjes së tyre dhe i veprimit, diku më shumë e diku më pak, nuk është çështje e publikimit të medias, por e trajtimit jo adekuat nga ana e shtetit.


Në rastin e Kosovës shteti ka reaguar shumë vonë. Që nga viti 2001 individë të infiltruar kanë manifestuar jotolerancë fetare me intensitet të ndryshëm, varësisht prej vendit dhe kohës. Është paradoks se kjo mostolerancë dhe ekstremizëm nuk është manifestuar në drejtim të pozitës juridike të Kishës Ortodokse Serbe në planin e Athisarit; nuk është manifestuar as në drejtim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila në mënyrë jokushtetuese i dhuron tokë Manastirit të Deçanit; nuk është manifestuar as në drejtim të Kishës Ortodokse Serbe priftërinjtë dhe murgjit e të cilës i kanë bekuar vrasësit e 12 mijë njerëzve të Kosovës.

Ky ekstremizëm manifestohej në drejtim të atyre që na shpëtuan, na ndihmuan dhe na mundësuan që ne të kthehemi në shtëpitë tona, të fillojmë jetën nga e para dhe të fillojmë të falemi sërish lirshëm në faltoret tona. Nuk mund të thuhet se kjo dukuri është zhvilluar në mënyrë të heshtur. Ka pas elementë dhe tregues të shumtë që shteti, më saktësisht organet që merren me këtë punë të reagojnë, kuptohet në kuadër të kornizave ligjore. Vet drejtimi në të cilën është zhvilluar ky ekstremizëm vetvetiu ka mundur të tregoj adresën e porositësit.

Në UNMIK-Kosova, por edhe në Republikën e Kosovës ka pasur infrastrukturë të mjaftueshme ligjore për të reaguar pa pasur nevojë për të arrestuar 40 persona. Kjo nuk është bërë nga shkaku i mungesës së vullnetit politik të klasës politike për tu përballur me këtë dukuri dhe i mungesës së kuadrit adekuat në strukturat e sigurisë të cilat analizojnë dhe vlerësojnë nivelin e rrezikut që paraqesin dukuritë negative e shoqërore në përgjithësi, përfshirë këtu edhe ekstremizmin fetar.

Në trend

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori