LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i DASH-it për aksionin në veri, Murati: Çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë

Reagimi i DASH-it për aksionin në veri, Murati: Çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka komentuar aksionin e djeshëm mes Policisë së Kosovës dhe ATK-së në veri të vendit, ku u mbyllën gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë.

Murati u shpreh se ka qenë dyshimi i bazuar që aktivitetet financiare të tilla janë zhvilluar pa pasur licencën përkatëse financiare e që është e kundërligjshme dhe ka pasoja ligjore.

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Lexo po ashtu Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

“Sa i përket shumave që janë sekuestruar, konsideroj që i takojnë një procesi gjyqësor pasi prokurori ka dhënë urdhër për bastisje. Ato përfundojnë fillimisht si prova e pastaj edhe mund të derivohet sesi të veprohet tutje nga një proces i mirëfilltë gjyqësor. Për destinimin e këtyre parave besoj që prokuroria ka siguruar prova të mjaftueshme se për ku kanë qenë mjetet e dedikuara”, tha Murati.


I pyetur rreth reagimit të Departamentit Amerikan të Shtetit i cili shprehu zhgënjimin për aksionin e zhvilluar dje në veri, duke thënë se “ky veprim nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë” dhe se ai “përshkallëzon tensionet”, ministri Murati tha se çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë.

SHBA kritikon ashpër mbylljen e degëve të bankës serbe në veri të Kosovës
Lexo po ashtu SHBA kritikon ashpër mbylljen e degëve të bankës serbe në veri të Kosovës

“Sa i përket reagimit, nuk jam në dijeni me detajet, megjithatë çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë dhe shtrirjen e ligjshmërisë në çdo cep të vendit”, tha ai në një konferencë pas mbledhjes së Qeverisë.

Gjatë aksionit të djeshëm në veri, Policia tha se janë konfiskuar “rreth një milionë e 600 mijë euro, 74 milionë e 700 mijë dinar, 19 mijë e 500 franga, 13 mijë e 800 dollar amerikan, 40 dollar australian si dhe dokumente dhe prova tjera”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori