Reagimi i CR7 teksa shikon golat e tij në finale të LK (Foto/Video)

Real Madridi fitoi ndaj Juventusit në finale të Ligës së Kampionëve me rezultat 1-4.
Në këtë takim Cristiano Ronaldo shënoi ndaj dy gola.
Portugezi është parë i lumtur edhe sot (e diel), teksa lojtarët janë pritur në Komunën e Madridit.
Teksa në një ekran shfaqeshin golat e ndeshjes, CR7 nuk ka mundur të mbajë buzëqeshjen kur ka parë golat dhe festën e tij.
Ky ishte titulli i 12 në LK për Los Blancos dhe i dyti radhazi. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































