LAJMI I FUNDIT:

Reagimet e ashpra të Haradinajt për taksën, shkak i presioneve nga ndërkombëtarët dhe PDK-ja

Reagimet e ashpra të Haradinajt për taksën, shkak i presioneve nga ndërkombëtarët dhe PDK-ja

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së djeshme bëri një paralajmërim të ashpër sa i përket çështjes së taksës për produktet serbe.

Gjatë një fjalimi të bërë dje në Reçak në përkujtim të masakrës, Haradinaj la të nënkuptohet se kërkesa për heqjen e taksës mund t’ia humbë karrigen e kryeministrit e madje mund ta çojë edhe në Hagë, por kjo sipas tij nuk do ta zmbrapsë atë nga mbrojtja e territorit të Kosovës.


Duke folur rreth mundësisë së rrëzimit të tij nga pozita e kryeministrit, Haradinaj përmendi “fuqinë e madhe” duke aluduar tek SHBA-të, dhe “ndërskamcat”.

E, ky reagim i kryeministrit sipas analistit Imer Mushkolaj, ka ardhur si pasojë e presionit ndërkombëtar por edhe atij nga ana e PDK-së dhe presidentit Hashim Thaçi për tërheqjen e taksës.

“Ky reagim i kryeministrit është shkaku i presionit ndërkombëtar por edhe nga ana e PDK-së dhe Thaçit që me u heq taksa e me vazhdua dialogu”, ka thënë Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin.

I pyetur se a ka të bëjë ky reagim me ndonjë lëkundje të mundshme brenda koalicionit PAN, Mushkolaj theksoi se PDK nuk e ka për herë të parë që vepron kështu në mënyrë që ta prish Qeverinë kur nuk mundet t’i realizojë qëllimet e veta.

Mesazhi i ashpër i Haradinajt nga Reçaku: Nuk do të lejoj t'i falet tokë Serbisë edhe nëse më çojnë në burg
Lexo po ashtu Mesazhi i ashpër i Haradinajt nga Reçaku: Nuk do të lejoj t'i falet tokë Serbisë edhe nëse më çojnë në burg

“Nëse LDK pranon të jetë pjesë e koalicionit atëherë mund të ndodh që të ketë rikonstruim të Qeverisë pa shkua në zgjedhje, nëse LDK nuk pranon të jetë pjesë e Qeverisë, atëherë do të vazhdojë kjo qeverisje për shkak se edhe ndërkombëtarët e kanë bërë të ditur se së pari duhet të arrihet marrëveshja me Serbinë dhe pastaj të shkohet në zgjedhje”, tha Mushkolaj.

Edhe analisti Ramush Tahiri, ka thënë se Haradinaj do të vazhdojë t’i qëndrojë prapa vendimit për taksën, dhe se atë nuk do ta heqë edhe nëse del në opozitë.

“Kryeministri Haradinaj flet në emër të Qeverisë së Republikës se Kosovës dhe e shprehë qëndrimin se nuk do ta vërë në rend të ditës as heqjen e as pezullimin e taksës prej 100 për qind në mallrat që Kosova i importon prej Serbisë dhe prej Bosnjës dhe Hercegovinës sepse asnjëra prej arsyeve politike për të cilat është vendosur kjo taks nuk është përmbushur. Haradinaj duke reaguar në tetë pikat e Departamentit të Shtetit dërguar institucioneve të Republikës së Kosovës thotë se taksa është vënë për Serbinë dhe për Rusin e jo për Amerikën dhe thotë se taksa nuk do të hiqet deri në vitin 2022 dhe edhe nëse rrëzohet nga Qeveria ai do ta vazhdon këtë angazhim kudo që është edhe në opozitë por edhe në Hagë”, ka thënë Tahiri.

Haradinaj: Taksa nuk ka të bëjë me Amerikën, por me Rusinë e Serbinë
Lexo po ashtu Haradinaj: Taksa nuk ka të bëjë me Amerikën, por me Rusinë e Serbinë

Ai ka theksuar se Haradinaj shpreh një qëndrim në të cilin beson që është votuar unanimisht në Qeveri dhe për të cilën gjë Presidenti Thaçi tha publikisht se është propozuar nga PDK pra 10 për qind nga Enver Hoxhaj e 100 për qind nga lideri i partisë Kadri Veseli.

“SHBA në letrën zyrtare kërkuan pezullimin e taksës për me i hapë udhë dialogut të Kosovës me Serbinë duke thënë në mënyrë të veçantë se dialogu është interes strategjik i SHBA dhe Kosova nuk duhet ta ndërlidhë me Mogherinin, duke thënë se përgjegjësia bie mbi Kosovën dhe liderët e sajë nëse dështim për faj të institucioneve kosovare”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se nuk pritet përçarje në PAN sepse të gjithë i kanë dalë zotë kësaj pune. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori