LAJMI I FUNDIT:

Reagime pas peticionit për amnistimin e Suzana Zogianit

Reagime pas peticionit për amnistimin e Suzana Zogianit

Dënimi i Suzana Zogiani- Sekiraqa me 25 vjet burg po cilësohet i padrejtë nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave, andaj kanë filluar një peticion për faljen  e dënimit. Njohës të çështjeve juridike këtë peticion po e cilësojnë si presion dhe trysni mbi Gjykatën.

Peticioni për amnistimin e të dënuarës për vrasje Suzana Zogijani –Sekiraqa po përkrahet nga shumë persona në rrjete sociale.


E nga Qendra për Informim, Kritik dhe Aksion, “QIKA” thanë se fillimisht do të analizojnë shkeljet ligjore që pastaj kjo çështje të adresohet.

“Do të fillojmë të kërkojmë vendimet nga gjykatat e Kosovës në mënyrë që të analizojmë mirë se çfarë ka ndodhur me rastin e Suzanës, pasi për momentin nuk kemi ndonjë dokumentacion që mund të ndërtojmë ndonjë kritikë të mirëfilltë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Leonida Molliqaj.

Ndërsa avokatja, Fehmie Gashi – Bytyqi konsideroi që peticioni i tillë është presion mbi Gjykatën.

“Ekziston ligji mbi amnisti dhe rastet kur personat mund të amnistohen, mirëpo jo si në rastin në fjalë që kanë filluar të bëhen peticione pasi edhe kjo mund të konsiderohet trysni”, deklaroi Fehmie Gashi.

Lidhur me këtë peticion ka reaguar edhe Gjykata e Apelit përmes faqes së tyre në Facebook.

Nis peticioni për faljen e shqiptares nga Kosova që vrau burrin me sëpatë në Francë
Lexo po ashtu Nis peticioni për faljen e shqiptares nga Kosova që vrau burrin me sëpatë në Francë

“Çështja në shkallë të dytë, është gjykuar nga një kolegj profesional i Departamentit për Krime të Rënda. Të pandehurës i është mundësuar një gjykim i drejtë dhe i paanshëm, me mbrojtje profesionale, duke mos ju mohuar ndonjë e drejtë e përcaktuar më ligj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Ndryshe, më 21 shtator 2018, në Francë, Suzana, ka vrarë bashkëshortin e saj duke e goditur 11 herë me sëpatë dhe se sipas saj, këtë akt e ka kryer në gjendje të tronditjes së thellë, pasi që e kishte parë teksa abuzonte me djalin e tyre./RTV Dukagjini/Telegrafi/