LAJMI I FUNDIT:

Reagime nga shoqëria civile në Deçan, pasi u lejua ndërtimi i hidrocentraleve

Reagime nga shoqëria civile në Deçan, pasi u lejua ndërtimi i hidrocentraleve

Zyra e Rregullatorit Ekonomik, ka lëshuar leje për dy hidrocentrale. Leja që është lëshuar për katër dekada, ka ngjallur reagime të menjëhershme të shoqërisë civile dhe opozitës, të cilët e kundërshtojnë këtë, duke e arsyetuar me shkatërrimin e resurseve natyrore.

Për 40 vitet e ardhme, KELKOS ka marr leje që të operoj me dy hidrocentrale, njërin në Deçan dhe tjetrin në Bellajë. Këtë licencë e ka lëshuar Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Përfaqësuesi ligjor nga ZRRE-ja, Afrim Ajvazi, duke arsyetuar lëshimin e kësaj licence, tha se kompania në fjalë ka përmbushur të gjitha kërkesat për leje afatgjate, teksa shtoj se puna e tyre do të monitorohet.

Por, për shoqërinë civile, ky vendim është i papranueshëm, pasi që hidrocentralet po i degradojnë resurset natyrore.

“Ne si Deçan nuk kemi asnjë zhvillim nga këto investime të bëra në Grykën e Deçanit…Ne jemi kundër atyre që bëjnë krime mjedisore. Për ne çdonjëri që ka bërë krime në Grykën e Deçanit është kriminel. Prekja e mjedisit edhe në bazë të Kushtetutës por edhe në bazë të Kodit Penal është e dënueshme”, deklaroi Adem Lushaj nga shoqëria civile.

Reagimet kanë vazhduar edhe në nivel qendror. Deputetja opozitare, Mimoza Kusari, tha se kjo vulos vazhdimin e shkatërrimit të mjedisit.

“Cilado Qeveri në të ardhmen nëse e ndërpren këtë operim të jashtëligjshëm do të ballafaqohet me kërcnimet për padi nga kompania. E vetmja rrugë për zgjidhje është dëshmia për vepër penale të kryer nga zyrtarët e shtetit dhe kompania në fjalë dhe hetim i zgjeruar për të gjitha veprimtaritë tjera të kësaj natyre me pasoja të rënda për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Kusari-Lila.

Hidrocentralet janë kundërshtuar edhe në pjesë të tjera të vendit. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori