LAJMI I FUNDIT:

RDK shënoi 20 vjetorin e ngjarjeve të përgjakshme në Gostivar

RDK shënoi 20 vjetorin e ngjarjeve të përgjakshme në Gostivar

Rilindja Demokratike Kombëtare shënoi 20 vjetorin e ngjarjeve të 9 korrikut të vitit 1997, një datë që edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë në kujtesën e qytetarëve të Gostivarit dhe shqiptarëve në përgjithësi. Në shënimin e kësaj ngjarje mori pjesë kryetari i RDK-së, Vesel Memedi, së bashku me shumë antarë tjerë, këshilltarë në këshillin komunal, ku vendosën lule në varrezat dhe bustet e tri dëshmorëve të cilët ndërruan jetë më 9 korrik.

Ngjarjet e 9 korrikut të vitit 1997 edhe sot e kësaj dite, vazhdojnë të sjellin kujtesën e ngjarjeve më tragjike në mbrotje të flamurit kombëtarë që valvitej para ndërtesës së Komunës së Gostivarit. Në këto ngjarje tragjike në mbrotje të flamurit ranë tri dëshmorë, Shpend Iseini, Nazmi Saliu dhe Milaim Dauti.


Më 9 korrik të vitit 1997 u burgos edhe ish-kryetari i Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, si dhe kryesuesi i këshillit të atëhershëm Refik Dauti. Gjatë ditës së njëjtë, por edhe më vonë, maltretohen nga ana e policisë në mënyrë barbare me qindra dhe me mijëra qytetarë të Gostivarit për pjesëmarrje në protestë në mbrotje të flamurit kombëtarë.

“Për gjeneratën e re, duhet ritheksuar se sot e kësaj dite këto ngjarje të 9 korrikut të vitit 1997 vazhdojnë të ngelin enigmë për popullatën në përgjithësi, dhe vazhdon të ngeli një sfidë e madhe për gjeneratën e politikanëve të sodit dhe të nesërm të shpalosin këtë të vërtetë me qëllim që e njëjta të mos përsëritet kurrë. Për të kuptuar më drejtë këto ngjarje tragjike, gjenerata e re duhet të dijë kontekstin mbarëshqiptarë se këto ngjarje të rënda të vitit 1997 ndodhën në momentet më të rënda për shtetin shqiptarë sepse ballafaqohej me skemat piramidale që shkaktuan trazira të rënda me viktima tragjike në shtet, ndërsa Kosova ballafaqohej me përgatitjet e fundit për t’u ballafaquar me okupimin e rëndë të regjimit të Millosheviqit, që shumë shpejt rezultoi me luftën e rëndë por të lavdishme të Kosovës”, thuhet në njoftimin e RDK-së.

Në njoftimin e RDK-së gjithashtu thuhet se edhe pas 20 vitesh, ngjarje të kësaj natyre vazhdojnë të na ndodhin edhe sot e kësaj dite, me tendencë të ngjajshme për t’u fsheh e vërteta edhe për shumë fenomene tjera që e kanë karakterizuar Maqedoninë e pas vitit 1997.

“Fatkeqësisht, amaneti i dëshmorëve të 9 korrikut dhe shumë dëshmorëve tjerë vazhdon të ngeli i parealizuar, dhe kërkohet një angazhim dhe sakrificë sublime e gjeneratës së re për të realizuar këtë amanet, sidomos tani kur bëhet fjalë për një krizë më të thellë shoqërore dhe politike. Le të jetë ky përvjetor i 20 një frymëzim shtesë i kësaj gjenerate, për realizimin e amanetit të të gjith dëshmorëve të kombit në përgjithësi. Lavdi dëshmorëve të 9 korrikut 1997”, thuhet në kumtesën e RDK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori