LAJMI I FUNDIT:

RDK: Ngjarjet e 9 korrikut vazhdojnë të ngelin enigmë për popullin shqiptarë

RDK: Ngjarjet e 9 korrikut vazhdojnë të ngelin enigmë për popullin shqiptarë

RDK në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni njofton opinionin për ngjarjet e 9 korrikut dhe shënimin e saj si datë që do të ngel në kujtesën e qytetarëve të Gostivarit dhe shqiptarëve në përgjithësi.

‘Rilindja Demokratike Kombëtare shënoi 19 vjetorin e ngjarjeve të 9 korrikut të vitit 1997, një datë që do të ngeli në kujtesën e qytetarëve të Gostivarit dhe shqiptarëve në përgjithësi si një datë e sakrificës dhe guximit në mbrotje të flamurit kombëtarë. Në shënimin e kësaj ngjarje morri pjesë kryetari i RDK-së Vesel Memedi, së bashku me shumë antarë tjerrë, këshilltarë në këshillin komunal.


Ngjarjet e 9 korrikut të vitit 1997 edhe sot e kësaj dite, vazhdojnë të sjellin kujtesën e ngjarjeve më tragjike në mbrotje të flamurit kombëtarë që valvitej para godinës së Komunës së Gostivarit. Në këto ngjarje tragjike në mbrotje të flamurit ranë tri dëshmorë, Shpend Iseini, Nazmi Saliu dhe Milaim Dauti, dhe u maltretuan me qindra dhe mijëra qytetarë të Gostivarit që kishin dalë në protestë në mbrotje të flamurit kombëtarë që ishte larguar nga ndërtesa e Komunës së Gostivarit.

Për gjeneratën e re, duhet ritheksuar se sot e kësaj dite këto ngjarje të 9 korrikut të vitit 1997 vazhdojnë të ngelin enigmë për popullatën në përgjithësi, dhe ngelën një sfidë e madhe për gjeneratën e politikanëve të sodit dhe të nesërm të shpalosin këtë të vërtetë me qëllim që e njëjta të mos përsëritet kurrë.

Mirëpo edhe pas 19 vitesh, ngjarje të këtyre natyrave vazhdojnë të na ndodhin edhe sot e kësaj dite, me tendencë të ngjajshme për t’u fsheh e vërteta edhe për shumë ngjarje dhe fenomene tjerra që e kanë karakterizuar Maqedoninë e pas vitit 1997. Amaneti i dëshmorëve të 9 korrikut dhe shumë dëshmorëve tjerrë vazhdon të ngeli i parealizuar, dhe kërkohet një angazhim dhe sakrificë sublime e gjeneratës së re për të realizuar këtë amanet, sidomos tani kur bëhet fjalë për një krizë më të thellë shoqërore dhe politike. Le të jetë ky përvjetor i 19 një frymëzim shtesë i kësaj gjenerate, për realizimin e amanetit të të gjith dëshmorëve të kombit në përgjithësi’, thuhet në kumtesën e RDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Lajme
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Siguri
Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronika e Zezë
Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori