LAJMI I FUNDIT:

RDK-ja zgjodhi kryesinë e degës së saj në Gostivar

RDK-ja zgjodhi kryesinë e degës së saj në Gostivar

Rilindja Demokratike Kombëtare vazhdon me rekonstruimet e mbrendshme partiake, si parapërgatitje për Kongresin e dytë partiak. Në këtë drejtim, kjo parti ka mbajtur kuvendin e degës së RDK-së në Gostivar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me aklamacion, për kryetar dege u zgjodh Afrim Iljazin, pedagog i diplomuar. Krahas kryetarit, kuvendarët zgjodhën edhe kryesinë e degës 21 anëtarëshe.


I pranishëm në këtë kuvend zgjedhor të degës ishte edhe kryetari i RDK-së Vesel Memedi, i cili theksoi se ”duke patur parasyshë se vendi ndodhet para zgjedhjeve parlamentare, e gjith popullata duhet të jetë mjaft vigjilente dhe mos lejojë në asnjë mënyrë që edhe më tutje të manipulohet në kurriz të tyre, dhe e gjitha në emër të kombit dhe fesë”./Telegrafi/