LAJMI I FUNDIT:

“Rave Travel” prezanton episodin e radhës me DJ Liburn ‘live stream’ – eventi të cilin nuk po e ndal as coronavirusi

“Rave Travel” prezanton episodin e radhës me DJ Liburn ‘live stream’ – eventi të cilin nuk po e ndal as coronavirusi

Me radhë në valën e transmetimeve të drejtpërdrejta të sesioneve të DJ-ve vendorë në platformen e RaveTravel vjen Liburn, Liburni u lind e u rrit në Kosovë, por më vonë i kaloi shtatë vjet të jetës në Gjermani, para se të kthehej në vendlindje.

Ato vite që i kaloi në shtetin gjerman ishin jetike për karierën e tij në muzikën elektronike. Skena e pasur e muzikës elektronike në Gjermani u rrënjos brenda artistit të ri siç ka ndodhur me shumë tjerë. Si adoleshent, Liburni e zbuloi dashurinë e tij për muzikën elektronike kur filloi t’i dëgjonte ikonat e këtij zhanri si John Digweed dhe Trentemoller.

Nga fillet modeste me performanca në Coco Bar ne qytetin e tij të lindjes në Ferizaj, Liburni është zhvilluar në një artist të vërtetë, duke performuar në shtete të ndryshme anembanë botës, nga Kosova dhe Shqipëria e deri te Zvicra dhe Australia.


Në performancat e tij, personaliteti i qetë dhe i matur i Liburnit kaplohet nga emocionet e shumta, dhe publiku ndezet nga tingujt unik të tij, që kapin një diapazon të gjërë nga minimal e deri te house music. Së fundmi Liburni e bashkë-themeloi Playdrum (kolektiv i DJ-ëve dhe record label) me 5 DJ tjerë nga Kosova. E ardhmja duket e ndritur për këtë muzikant të përkushtuar.

Sesionin e drejtëpërdrejtë të tij mund ta ndiqni të shtunën më 14 mars nga ora 20:00 në Rave Travel (Facebook), si dhe në faqe të Telegrafi.

Kjo është performance e tretë me radhe që organizohet nga Rave Travel. Kjo performance do të jetë akoma me speciale pasi që RAVE ka ndertuar një Studio të re për llojin e përformancave live.

Në trend Magazina

Më shumë

"A po don një copë bukë, bubi i vogël?" – Banorët ironizojnë dhe sulmojnë Gjestin

Magazina
Incidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq

Incidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
“E bleu çmimin, shantazhuan organizatorët” - dalin teori konspirative pasi Beyonce fitoi ‘albumin e vitit’ në Grammy Awards

“E bleu çmimin, shantazhuan organizatorët” - dalin teori konspirative pasi Beyonce fitoi ‘albumin e vitit’ në Grammy Awards

Magazina
Kalo në kategori