LAJMI I FUNDIT:

Ratifikohen marrëveshjet për sigurime sociale me Zvicrën dhe Belgjikën

Ratifikohen marrëveshjet për sigurime sociale me Zvicrën dhe Belgjikën

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të enjten votuan ratifikimin e dy marrëveshjeve në fushën e sigurimeve sociale, ajo me Konfederatën e Zvicrës dhe Mbretërinë e Belgjikës, gjë që mundëson që shumë shpejt, qytetarët tanë që kanë punuar në këto shtete, të nisin t’i gëzojnë pensionet kontributpaguese, pensionin bazik të moshës, pensionet familjare dhe invalidore të punës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, para deputetëve tha se këto marrëveshje janë jetike dhe prekin drejtpërdrejt qytetarët e Republikës së Kosovës dhe se nënshkrimi i tyre është pritur me padurim nga qytetarët tanë të cilët kanë derdhur djersën e tyre për të kontribuar jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për ekonominë e Kosovës.


Të dyja marrëveshjet ishin nënshkruar këtë vit nga ministri Reçica dhe përfaqësues të shteteve respektive.

“Gjatë periudhës prej se jam mandatuar si Ministër i MPMS-së, çështjen e marrëveshjeve për sigurime sociale e kam vënë në top prioritetet e Ministrisë, sidomos marrëveshjen me Zvicrën duke ditur se që nga viti 2010 një e tillë ishte ndërprerë dhe qytetarët tanë nuk kanë mundur t’i realizojnë të drejtat e tyre”, tha ministri.

Pas ratifikimit të këtyre marrëveshjeve nga ana e deputetëve, ministri Reçica përgëzoi qytetarët që do të përfitojnë nga këto marrëveshje të rëndësishme.

Marrëveshjet e ratifikuara sot u mundësojnë gjithashtu qytetarëve kosovarë të cilët kanë punuar në Zvicër apo Belgjikë, që pas arritjes së moshës së pensionimit, të kenë të drejtë që këtë pension ta marrin në Kosovë si dhe do t’ju mundësohet e drejta për t’i bashkuar periudhat e kontributeve në mënyrë që të realizojnë pensionin, në rastet kur nuk është e mundur që të plotësojnë kushtet ligjore për pensionim qoftë në Kosovë, apo Zvicër ose Belgjikë.​ /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Ekonomi
Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Sherife Kçiku Vishaj
Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
KODE Labs siguron financim prej $30M në Serinë B për të përshpejtuar objektivat neto-zero për industrinë e patundshmërisë

KODE Labs siguron financim prej $30M në Serinë B për të përshpejtuar objektivat neto-zero për industrinë e patundshmërisë

Ekonomi
Kalo në kategori