Në mëngjesin e sotëm Shërbimi Korrektues ka njoftuar se është vetëvrarë një nga të burgosurit në burgun e Dubravës. Për çka KMDLNj ka reaguar duke kërkuar që me urgjencë të hetohet kjo vdekje.
KMDLNj në reagimin e tyre janë shprehur të shqetësuar për humbjen e jetës së E.SH.
“KMDLNj-ë është i shqetësuar për humbjen e jetës në mënyrë tragjike të një personi të privuar nga liria aq më parë që nuk ka pasur shqetësime apo probleme shëndetësore. E.Sh. ka kërkuar që të transferohet në një qendër tjetër korrektuese apo të paraburgimit por se situata e krijuar për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 po e vështirëson e në disa raste po e pamundëson transferimin e të burgosurve në institucionet korrektuese ku ata po kërkojnë që të jenë afër familjeve e që është paraparë edhe me Ligjin për Ekzekutim të Sanksioneve Penale dhe Rregullave Evropiane të Burgjeve”, thuhet në komunikatë për media.
Reagimi i plotë:
Të hetohet me urgjencë vetëvarja e e.sh.në q.k.në Dubravë!
Sipas informatave të KMDLNj- së, E.SH.në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë dyshohet se sot ,në ora 7.30 është vetëvarur në krevatin e dhomës ku ishte. KMDLNj-ë është i shqetësuar për humbjen e jetës në mënyrë tragjike të një personi të privuar nga liria aq më parë që nuk ka pasur shqetësime apo probleme shëndetësore. E.Sh. ka kërkuar që të transferohet në një qendër tjetër korrektuese apo të paraburgimit por se situata e krijuar për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 po e vështirëson e në disa raste po e pamundëson transferimin e të burgosurve në institucionet korrektuese ku ata po kërkojnë që të jenë afër familjeve e që është paraparë edhe me Ligjin për Ekzekutim të Sanksioneve Penale dhe Rregullave Evropiane të Burgjeve. KMDLNj -ë edhe më heret ka reaguar se situata e krijuar po e përkeqëson gjendjen e personave të privuar nga liria përkundër përpjekjeve maksimale të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Shërbimit Shëndetësor të Burgjeve. SHKK , në mungesë të vizitave familjare, shrytëzimit të beneficioneve jashtë institucioneve korrektuese, ka krijuar kushte që të burgosurit të komunikojnë me skype me familjarë si dhe të kenë mundësi të telefonojnë jashtë rutinës së paraparë. SHKK dhe SHSHB, kanë marrë masa parandaluese që COVID-19 të mos përhapet nëpër këto institucione, si për të burgosur ashtu edhe për stafin korrektues e që deri më tani e ka menaxhuar shumë mirë.
Situata e krijuar me pandeminë e ka rënduar gjendjen e të burgosurve dhe KMDLNj pati kërkuar që për të gjithë të burgosurit që janë shrytëzues të beneficioneve të ketë ndërprerje të dënimit deri në në normalizim të situatës sikur që të lirohen nga vuajtja e dënimit të burgosurit me rrezikshmëri të ulët sikur që masa e paraburgimit të shqiptohet vetëm në raste kur nuk ka mundësi tjetër për shqiptim të masave alternative. Për të eliminuar shkeljet e mëtejme të të drejtave të njeriut , KMDLNj propozon që të krijohet mundësia që familjarët që duan t’i vizitojnë anëtarët e familjes që janë në vuajtje të dënimit e që kanë mundësi ta bëjnë testin Covid-19 e që dalin negativ , do të duhej të kishin të drejtë vizite familjare, si masë e ngutshme kurse do të duhej brenda institucioneve korrektuese të krijohet një pikë ku do të bëheshin testet në baza ditore për të burgosurit dhe stafin korrektues, pa pasur nevojë të dërgohen në Prishtinë.
KMDLNJ-ë e kupton gjendjen e rënduar psikologjike të personave të privuar nga liria për shkak të pandemisë andaj kërkon kujdes të shtuar të institucioneve përgjegjëse që kjo gjendje të bëhet më e durueshme dhe me pasoja sa më të vogla.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert