LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Titanik 3”: Përjashtohet gjykatësja Olja Ristova

Rasti “Titanik 3”: Përjashtohet gjykatësja Olja Ristova

Kryetari i Gjykatës Penale në Shkup Ivan Xholev, e ka pranuar kërkesën e gjykatëses Olja Ristova për përjashtimin e saj nga lënda e Prokurorisë Speciale me emrin “Titanik 3”.

Siç thonë nga Gjykata, Olja Ristova në kërkesën e saj ka thënë se në emisionin “KOD” në TV Tellma, prokurorja speciale Katica Janeva ka kërkuar se në kontekst të kërcënimeve nga avokati i të akuzuarve në këtë rast, gazetarët dhe opinioni me kujdes të ndjekin zhvillimet në këtë lëndë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Në këtë drejtim, Janeva në deklaratën e saj ka kërkuar nga gazetarët dhe opinioni që me kujdes të ndjekin këtë lëndë, pas gjykata nuk i ka pranuar kërcënimet si serioze dhe nuk ka marrë masa në këtë drejtim. Në lidhje me këtë deklaratë, gjykatësja Ristova thekson se me këtë ndikim mediatik mbi lëndën, në prani të organizatave joqeveritare dhe përfaqësuesit ndërkombëtar në vend, po bëhet presion i drejtpërdrejtë në lidhje me pavarësinë e saj dhe hapet dyshim tek opinionit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale.

Ata shtojnë edhe Gjykata këto deklarata të PSP-së i kupton si presion mbi gjykatësen, edhe pse siç thonë, gjykimet vazhdimisht janë zhvilluar në prani të mediumeve dhe opinionit.

Ndryshe, në rastin “Titanik 3” të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI, të cilët dyshohen se si anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar në zgjedhjet lokale të vitit 2013./Telegrafi/