LAJMI I FUNDIT:

Rasti i rëndë i vetëvrasjes në Kamëz, reagon Balla: Të miratohen sa më parë ndryshimet ligjore për dhunën online

Rasti i rëndë i vetëvrasjes në Kamëz, reagon Balla: Të miratohen sa më parë ndryshimet ligjore për dhunën online

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për rastin e rëndë të vetëvrasjes së një të reje në Kamëz, pasi dyshohet se ajo është shantazhuar nga një foto intime e hedhur në rrjetet sociale. 

“Asnjë justifikim ndaj dhunës, as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!”, ka thënë Balla pas ngjarjes së ndodhur në Kamëz.

Një ditë më parë një 27-vjeçare i dha fund jetës, ndërsa 39-vjeçarin Altin Çoku u arrestua me akuzën se me veprimet e tij ka shtyrë të renë drejt vetëvrasjes.


I dyshuar për disa raste shantazhi për përfitime seksuale, kush është Altin Çoku
Lexo po ashtu I dyshuar për disa raste shantazhi për përfitime seksuale, kush është Altin Çoku

Në reagimin e tij Balla thekson se duhet të miratohen sa më parë ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line.

“Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar për shantazh dhe dhunë me bazë gjinore në rrjetet sociale me pasojë të rënda për jetën e një shtetasje. I kam kërkuar Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në të gjitha, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! Gjithashtu ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line, duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt. Asnjë Justifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!”, shkruan Balla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori