LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Pronto” kalon në Departamentin e Krimeve të Rënda

Rasti “Pronto” kalon në Departamentin e Krimeve të Rënda

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka aprovuar si të bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës në rastin e Adem Grabovcit dhe të pandehurve tjerë.

“Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 13.08.2018 është ndryshuar, ashtu që për zbatim të procedurës në këtë çështje penale, kompetent është caktuar Departamenti i Krimeve të Rënda, i kësaj gjykate”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.


Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u mbajtur shqyrtimi gjyqësor kundër Adem Grabovcit dhe të tjerëve për shkak të veprës penale “Shkelje e statusit të barabartë të shtetasve të Republikës së Kosovës”, nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me nenin 28 të Kodit penal të Republikës së Kosovës.

“Kryetari i trupit gjykues të këtij rasti, ditë me parë me propozim të një avokati mbrojtës, e kishte shpallur Departamentin e Krimeve të Rënda jo kompetent në pikëpamje lëndore, duke konsideruar se kjo çështje bie në kompetencë të Departamentit të Përgjithshëm”, sqarohet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

Gjykata e Apelit e Kosovës konsideron se ky konstatim nuk qëndron dhe se aktvendimi i shkallës së parë nuk është i bazuar.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori