LAJMI I FUNDIT:

Rasti i parë në SHBA: Prindërit po gjykohen për vrasjet që ka kryer djali i tyre

Rasti i parë në SHBA: Prindërit po gjykohen për vrasjet që ka kryer djali i tyre

Prokurorët amerikan vunë në dyshim besueshmërinë e nënës së djalit që vrau katër nxënës në një shkollë në shtetin amerikan të Michiganit, duke deklaruar se ajo mund të kishte parandaluar gjakderdhjen, nëse do ta ndihmonte djalin e saj rreth problemeve mendore.

Jennifer Crumbley, 45 vjeç, dhe bashkëshorti i saj, James, 47 vjeç, akuzohen se kanë lejuar armët t’i mbajnë në shtëpi dhe kanë dështuar të trajtojnë shëndetin mendor të djalit të tyre. Ata janë prindërit e parë në SHBA që dalin në gjyq për vrasje të kryera nga fëmija i tyre.


Djali i tyre Ethan Crumbley është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër miqve të tij në shkollën e mesme Oxford në Michigan në vitin 2021. Ai ishte 15 vjeç në momentin e krimit, raporton cnn.

Gjersa gjyqi për nënën tashmë ka filluar, i njëjti do të fillojë në muajin mars për babanë e Ethanit, James Connelly, sipas të njëjtës aktakuzë. Nëse shpallen fajtorë, ata mund të dënohen me 15 vite burg.

Dje, në ditën e parë të marrjes në pyetje në gjykatë, ajo tha se nuk e dinte që djali i saj kishte probleme mendore dhe hodhi poshtë pretendimet se ishte përgjegjëse për vdekjen e katër nxënësve në vitin 2021.

Gjatë marrjes në pyetje, prokurorja i kujtoi të akuzuarës dhe trupit gjykues se ajo mund të kishte parandaluar gjakderdhjen nëse do ta kishte marrë djalin në shtëpi disa orë para tragjedisë, kur ajo dhe bashkëshorti i saj u thirrën në shkollë për t’iu treguar një vizatim shqetësues që ai e bëri gjatë një detyre matematikore.

Ajo pranoi se e dërgoi Ethanin në poligon, madje i bleu 100 fishekë, por tha se burri i saj ishte përgjegjës për mbajtjen e armës në shtëpi.

Jennifer Crumbley tha se nuk mendonte se ishte “e rëndësishme” t’u tregonte zyrtarëve të shkollës për armën e re kur ajo dhe bashkëshorti i saj u thirrën në shkollë për të diskutuar rreth vizatimit shqetësues të djalit të tyre. Në vizatim shihej një armë, një plumb dhe fjalët “mendimet nuk do të ndalen. Më ndihmo. Bota ka vdekur. Jeta ime nuk ka kuptim”.

Ethani u kthye në klasë dhe qëlloi shokët e tij të klasës më vonë po atë ditë, “unë kam zero ndihmë për problemet e mia mendore dhe më bën të qëlloj në shkollë…”, shkruante ai në një ditar të gjetur në çantën e shpinës.

Ndryshe, Jennifer Crumbley deklaroi se do të dëshironte që djali i saj t’i kishte vrarë ata të dy (prindërit e tij) në vend të asaj që bëri në shkollë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Prezantohet përbërja e re e qeverisë së re të Serbisë – në mesin e tyre edhe një i sanksionuar nga SHBA

Prezantohet përbërja e re e qeverisë së re të Serbisë – në mesin e tyre edhe një i sanksionuar nga SHBA

Serbia
Pesë persona përfunduan në spital pasi një burrë i sulmoi me 'shpatë', pranë një stacioni të metrosë në Londër

Pesë persona përfunduan në spital pasi një burrë i sulmoi me 'shpatë', pranë një stacioni të metrosë në Londër

Evropa
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori