LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Parcelat në Vodno”: Gjykata e Apelit liron nga burgu Mijallkovin, dënon me dy vjet Gruevskin

Rasti “Parcelat në Vodno”: Gjykata e Apelit liron nga burgu Mijallkovin, dënon me dy vjet Gruevskin

Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, edhe për rastin “Parcelat në Vodno”, ndërsa me dy vjet për këtë rast është dënuar ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktgjykimi vendos më 14 shkurt, ndërsa është shpallur sot.

Për Gruevskin, Gjykata e Apelit vlerësoi se gjykata e shkallës së parë nuk i ka vlerësuar sa duhet rrethanat rënduese dhe ka respektuar ankesën e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit lidhur me dënimin.


Për Mijallkovin, i cili është ndihmës në veprën penale sipas nenit 24 të Kodit Penal, i cili nuk ka ndërmarrë veprime dhe procedura konkrete, por veprimet e tij kanë qenë verbale, këshilli ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë ka shkelur nenin 24 të Kodit Penal dhe e ka dënuar njëjtë si kryerësin e veprës së krimit.

Lidhur me konfiskimin, Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin me të cilin konfiskohet pasuria e paluajtshme në vlerë të përafërt prej tre milionë euro.

Gjykata e Apelit dje konfirmoi lirimin nga akuza për Mijallkovin në rastin “Tortura” dhe rrëzoi dënimet e tij për përgjime masive dhe “Tresor”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori