LAJMI I FUNDIT:

Rasti Navalny: BE kërkon nga Moska “hetim të pavarur”

Rasti Navalny: BE kërkon nga Moska “hetim të pavarur”

Në rastin e drejtuesit të opozitës ruse, Aleksej Navalny me gjasë të helmuar, BE rrit presionin ndaj Rusisë.

I ngarkuari i BE për politikën e jashtme, Joseph Borrell tha se “Presim nga Moska që të zbardhë rastin pa vonesë.
Populli rus, por edhe bashkësia ndërkombëtare kërkojnë që të dinë arsyet”, raporton dw.


Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë. Hetimet duhet të fillojnë menjëherë dhe të jenë të pavarura dhe transparente.

​Helmimi i kundërshtarit të Putin, Angela Merkel thirrje për ndëshkimin e personave përgjegjës
Lexo po ashtu ​Helmimi i kundërshtarit të Putin, Angela Merkel thirrje për ndëshkimin e personave përgjegjës

Ashtu si Bashkimi Europian, edhe kancelarja Merkel dhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas kërkojnë nga autoritetet ruse të zbardhin sulmin e mundshëm ndaj Navalynt.

Për shkak të rolit të tij të rëndësishëm brenda opozitës ruse, duhet që rasti të zbardhet deri në fund.

“Përgjegjësit duhet të zbulohen dhe të dalin para drejtësisë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Merkelit dhe ministrit të Jashtëm, Maas. /deutchewelle/