Helmimi i opozitarit rus Navalni ka shkaktuar përçarje serioze mes Rusisë dhe Gjermanisë. Në Berlin po kërkohet vendosja e sanksioneve kundër Rusisë, por ka dhe zëra që janë kundër.
Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier dyshon se sanksionet kundër Rusisë mund të japin rezultatet e duhura në sqarimin e rastit të helmimit të opozitarit rus Aleksej Navalni. Ai tha për televizionin ARD se nuk e di “asnjë rast” që vendet si Rusia të kenë ndryshuar vendimet e veta për shkak të sanksioneve ekonomike. Sanksionet kanë rezultuar madje me “ngurtësimin e qëndrimeve” tek politikanët e vendeve të prekura. “Ne duhet të shpjegojmë çështjen, se çfarë duam të arrijmë me sanksione. A bëhet fjalë vetëm për nevojën që të shikojmë veten në pasqyrë, apo qëllimi është përmirësimi i gjendjes së të drejtave të njeriut?”
Ministri Altmaier sikur edhe kancelarja Merkel megjithatë nuk përjashtojnë mundësinë e sanksioneve kundër Rusisë, sepse kjo do të dobësonte pozitën e tyre. Altmaier mendon se vendimet ndaj Rusisë duhet të merren brenda Bashkimit Evropian. “Rasti Navalni është një sfidë e përbashkët për demokracitë perëndimore”, tha ai.
“Sinjale të qarta”
Në Gjermani po shqyrtohet mundësia që në shenjë kundërshtimi ndaj helmimit të Navalnit të ndërpriten punimet në gazpërçuesin Nord Stream 2. Planifikohet që Gjermania të furnizohet me gaz rus përmes gypave në gjatësi prej 2460 kilometrash. Rreth 2300 kilometra kanë përfunduar deri tani.
“Punimet në Nord Stream 2 duhet të ndërpriten të paktën përkohësisht, nëse Rusia nuk tregon asnjë shenjë bashkëpunimi”, deklaroi së fundit shefi i deputetëve të pative popullore evropiane në Parlamentin Evropian, Manfred Weber. “Këtu bëhet fjalë për një sistem, i cili duket se është i gatshëm që të vrasë njerëz ose t’i helmojë ata, si në rastin Navalni, vetëm për t’ua mbyllur gojën. Evropa nuk mund t’i shikojë këto gjëra duarkryq.” Nevojiten sinjale të qarta. “Presidenti Putin e njeh për fat të keq vetëm gjuhën e pushtetit dhe parave”, mendon Weber.
“Alternativat e këqija”
Kryeministrja e landit Mecklenburg-Vorpommern, ku duhet të përfundojë gazpërçuesi, ka kundërshtuar ndërprerjen e punimeve. Manuela Schwesig tha se Rusia është ajo që duhet të bëjë hapin tjetër për sqarimin e rastit Navalni. Por për revistën “Der Spiegel” theksoi se “ky krim nuk guxon të përdoret për kontestimin e projektit Nord Stream 2.” Ata të cilët angazhohen për ndërprerjen e punimeve duket se kanë qenë gjithmonë kundër këtij projekti. E nëse Gjermania heq dorë nga gazi rus, si alternativë mbetet vetëm gazi i nxjerrë me gërmim nga SHBA. “Kjo është një alternativë më e keqe në aspektin ekologjik dhe do të kushtonte më shumë”, thotë Schwesig.
Navalni është transportuar me 22 gusht në spitalin Charité në Berlin, pasi dy ditë më parë është ndjerë keq me shëndet gjatë një fluturimi në Rusi. Në një laborator special të ushtrisë gjermane është konstatuar se kritiku i Kremlinit është helmuar me gazin nervor Noviçok.
Rusia ka hedhur poshtë akuzat për helmimin e Navalnit. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se këto janë “përpjekje absurde” për të kompromentuar udhëheqjen ruse. Navalni ka zbuluar në Rusi të dhënat për skandale të ndryshme korruptive dhe prej vitesh është një prej kundërshtarëve më të njohur të presidentit Putin. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump komenton takimin viral me Obamën: Ndoshta ne e pëlqejmë njëri-tjetrin
Trump e konfirmon, një takim me Putinin po organizohet
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025