LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Haraçi” drejt përfundimit, sot shpallet aktgjykimi

Rasti “Haraçi” drejt përfundimit, sot shpallet aktgjykimi

Pas gjashtë muajve gjykim sot Gjykata Penale e Shkupit, do ta shpallë aktgjykimin për lëndën “Haraçi”, ku të akuzuar janë Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Katica Janeva. Gjatë këtij procesi gjyqësor ishin prezantuar një varg provash materiale dhe verbale.

Rrjedha e lëndës shkaktoi interes të madh në publik, shpesh deklaratat e dëshmitarëve, të të akuzuarve ose prokurorisë ishin temë e ditës. Për shkak të interesimit të madh të mediave Gjykata Penale vendosi që aktgjykimi të shpallet në sallën e madhe të Gjykatës së Lartë.


Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria për Luftë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, thuhet se i akuzuari Bojan Jovanovski, kishte ndikuar ndaj të akuzuarës Katica Janeva, që ajo të sjellë masa më të lehta kundër Jordan Kamçevit, i akuzuar në lëndën “Perandoria”, rast të cilin e filloi Prokuroria Speciale Publike.

Jovanovski dhe Janeva në fjalët e tyre përfundimtare para gjykatës e mohuan fajin dhe thanë se nuk e kanë kryer veprën për të cilën akuzohen. Prokuroria, sipas tyre, nuk ka shfaqur dëshmi për këtë vepër për të cilën i akuzon dhe se e gjithë aktakuza është në bazë të një dëshmitari – i cili është i dëmtuar në këtë rast. I gjithë rasti për Jovanovskin është konstruktim politik, përderisa për Janevën është shpifje.

Gjykimi për lëndën “Haraçi” filloi në nëntor të vitit të kaluar. Aktakuza ishte ngritur kundër tre personave. Në seancën e parë për këtë rast i akuzuari Zoran Milevski – Kiçeec e pranoi fajin dhe në seancën e ardhshme gjyqësore ishte dënuar me tri vite burg.

Dy të akuzuarit tjerë Jovanovski dhe Janeva, u deklaruan si të pafajshëm dhe kundër tyre proces gjyqësor, në të cilin u prezantuan një varg provash materiale dhe verbale nga ana e Prokurorisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori