LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Kumanova”, deklarohet presidentja Osmani

Rasti “Kumanova”, deklarohet presidentja Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në konferencën për media pas takimit me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka folur rreth rastit “Kumanova”.

Ajo ka thënë se duhet të presin që procesi të përfundojë në plotëni dhe po ashtu që të zbardhen të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

“Mendoj që duhet të presim që procesi të përfundojë në plotëni dhe po ashtu që të zbardhen të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Për momentin, rasti ndodhet në Gjykatën Supreme dhe pasi të japë verdiktin Gjykata Supreme juridikisht edhe ezaurohen të gjitha mjetet juridike sa i përket proceseve gjyqësore brenda Republikës së Maqedonisë së Veriut.


Grupi i Kumanovës nuk dëshiron transferimin në Kosovë
Lexo po ashtu Grupi i Kumanovës nuk dëshiron transferimin në Kosovë

Mirëpo, ne e kemi parë që edhe vetë kryeministri Zaev ka shprehur gatishmërinë se mund të ketë hetim ndërkombëtar apo edhe përfshirje të ekspertëve nga jashtë të cilët do t’i ballafaqojnë provat lidhur me këtë rast dhe do ndihmojnë që të zbardhin rastin deri në fund.

Në këtë drejtim, Republika e Kosovës do të ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme dhe besoj që duhet që bashkëpunimi që ekziston për momentin, ndërmjet dy ministrive të drejtësisë të shtyhet përpara në mënyrë që për këto çështje të bisedohet në mënyrë institucionale.

Çka do që do të themi përtej kësaj, mendoj se do të ishin deklarata politike që nuk i ndihmojnë asnjë rasti që është në institucionet e drejtësisë”, tha Osmani.

Ndryshe, njohësit e sistemit të Drejtësisë ka thënë se Kosova e ka mundësinë të kërkojë transferimin e  anëtarëve të Grupit të Kumanovës në Kosovë, por në fillim duhet të përfundoj i gjithë procesi i gjykimit. /Telegrafi/