LAJMI I FUNDIT:

Rasti i dhunimit të 11 vjeçares dhe shkarkimi i katër zyrtarëve të sigurisë, takimi i Kurtit me opozitën dhe zbatimi i marrëveshjes për dokumentet – top lajmet e javës

Rasti i dhunimit të 11 vjeçares dhe shkarkimi i katër zyrtarëve të sigurisë, takimi i Kurtit me opozitën dhe zbatimi i marrëveshjes për dokumentet – top lajmet e javës

Javën që po lëmë pas u raportua një rast i dhunimit të në 11 vjeçare në Prishtinë, rast ka që tronditi opinionin kosovarë, ndërkaq lidhur me këtë janë larguar katër zyrtarë të sigurisë nga detyra.

Po javën që po e lëmë, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar liderët opozitarë për t’i njoftuar lidhur me takimin në Bruksel në kuadër të dialogut me Serbinë.


Ndërkaq, më 1 shtator vendi filloi së zbatuar marrëveshjen me Serbinë për dokumentet, gjegjësisht qytetarët e Kosovës nga e enjtja të cilët kanë udhëtuar në drejtim të Serbisë kanë kaluar kufirin lirshëm.

Rasti i dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë dhe dorëheqjet e shkarkimet e zyrtarëve të sigurisë

Lidhur me rastin e dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë, Policia e Kosovës ka arrestuar pesë të dyshuarit, ndërsa të njëjtit ndodhen në paraburgim për 30 ditë.

Në mesin e të arrestuarve janë tre të mitur dhe dy të moshës madhore, ndërkaq njëri prej tyre i ishte i njohur për organet e sigurisë pasi më parë ishte i dënuar për dhunë në familje dhe vjedhje.

11 vjeçarja ishte në një park të kryeqytetit, ndërsa derisa ishte duke ecur ishte ndaluar e pastaj dhunuar seksualisht nga disa persona.

Kështu përshkruhet në dosjen e prokurorisë të cilën e ka siguruar KALLXO.com. Ngjarja e rëndë pretendohet të ketë ndodhur pasi tre persona e kishin ndalur 11-vjeçaren e cila ishte duke ecur.

Të tre personat ishin afruar tek e mitura dhe e kishin ngacmuar me fjalët “Zemër po më pëlqen”, përderisa njëri nga të dyshuarit kishte filluar ta prek me dorë në pjesën e barkut dhe në fundin e shpinës.

Dosja e dhunimit të 11-vjeçares: Konfirmohet se vajza ishte edhe më herët viktimë
Lexo po ashtu Dosja e dhunimit të 11-vjeçares: Konfirmohet se vajza ishte edhe më herët viktimë

Dosja e organit ndjekës tregon se të dyshuarit ia kishin hequr të miturës rrobat në park. Pasi e kishin zhveshur, në dosje përshkruhet se njëri nga të dyshuarit po ia mbante duart dhe gojën viktimës ndërsa tjetri po e dhunonte seksualisht.

Sipas përshkrimit të prokurorisë dhunimi kishte vazhduar dhe ai i cili ia mbante duart, pastaj kishte filluar ta dhunojë seksualisht.

Pasi ishte dhunuar nga dy të dyshuarit e parë, viktima në afërsi të shtëpisë së saj ishte ndalur edhe nga një person tjetër.

Ai e kishte futur 11-vjeçaren në veturë së bashku me tre persona të tjerë dhe e kishte dërguar në një vend ku kishte vetëm pemë dhe bari. Aty përshkruhet se viktima ishte dhunuar sërish.

Për rastin në fjalë, të mërkurën u mbajt edhe një protestë masive në Prishtinë, ndërsa dy zyrtarë dhanë dorëheqje, Samedin Mehmeti nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Ali Gashi nga pozita e drejtorit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve.

Protesta në Prishtinë kundër dhunës ndaj grave

Edhe dy drejtorë të Policisë Rajonale në Prishtinë janë shkarkuar pas rastit të 11-vjeçares. Bëhet fjalë për drejtorin e Policisë Rajonale në Prishtinë, Fahredin Verbovci, dhe drejtori për Operativë Rajonale të Prishtinës, Shkelzen Xhafa.

Dy drejtorë në Policinë Rajonale në Prishtinë u shkarkuan për shkak të rastit të 11-vjeçares
Lexo po ashtu Dy drejtorë në Policinë Rajonale në Prishtinë u shkarkuan për shkak të rastit të 11-vjeçares

Kryeministri i vendit, Albin Kurti duke njoftuar për dorëheqjen e dy drejtorëve rajonalë theksoi se nuk mjaftojnë dy dorëheqje, ndërkaq shtroi çështjen edhe të moralit të gjyqtarëve e prokurorëve?

E pas kësaj kanë reaguar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial, duke thënë se në raport me këtë çështje “sillen si institucione të përgjegjshme, të pavarura dhe profesionale dhe jo si disa institucione që përmes reagimeve me deklarata publike nuk përngjajnë në institucione shtetërore”.

Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel dhe takimi i Kurtit me liderët opozitarë

Zhvillimet e fundit në vend dhe takimi i 18 gushtit në Bruksel me Serbinë, ka bërë kryeministri i vendit, Albin Kurti të takojë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërkaq kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka refuzuar ftesën.

E pas takimit të kryeministrit Kurti me Abdixhikun dhe Haradinaj, të tre liderët kanë dhënë deklaratë për media.

Kreu i ekzekutivit pas takimit me opozitën njoftoi se fushata për konvertimin e targave ilegale në ato RKS, do të nisë nga 1 shtatori dhe do të vazhdojë deri më 31 tetor.

“Fushata për targat do të vazhdojë dhe qytetarët ta shfrytëzojnë periudhën për konvertimin e targave”, ka thënë kreu i ekzekutivit.

Pas takimit me Kurtin është deklaruar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai theksoi se tha se partitë opozitare janë informuar në detaje nga ndërmjetësuesi ndërkombëtar lidhur me takimin e 18 gushtit, ndërsa shtoi se ftesa nga kryeministri ishte e vonshme.

“Konsideruam që kjo ftesë është e vonshme pasi vjen dy javë pas takimit në Bruksel. Në ndërkohë, partitë opozitare janë informuar në detaje nga ndërmjetësuesi ndërkombëtar në masë më të thellë se sa që nga informoi sot kryeministri Kurti. Ai bëri sot një prezantim të gjashtë pikave të cilat tashmë janë të njohura për publikun”, deklaroi i pari i LDK-së.

Takimi i kryeministrit Albin Kurti me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj

Ai tutje shprehu qëndrimin e LDK-së lidhur me dialogun, duke thënë se kryeministri Kurti duhet të tregohet i guximshëm dhe të shkojë në dialog për të kërkuar marrëveshje finale me njohjen reciproke në thelb të saj.

Po ashtu, tha se Kurtit i kanë kërkuar që të raportojë në Kuvend të Kosovës para se të shkojë në dialog dhe pasi që të kthehet.

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka thënë Kurtit që të kërkojë zyrtarisht që çështja e dialogut të kalojë te presidenti i ShBA-ve, Joe Biden.

Ai ka thënë se secili që udhëheq me dialogun duhet t’i mos i harrojë tri parime e që janë: integriteti territorial, sovraniteti dhe kushtetutshmëria e Kosovës.

“Ia kam tërhequr vërejtjen e Kurtit për strategjinë e Serbisë që të shkohet me marrëveshje një nga një dhe rrezikut që nëse Serbia arrin ndonjë sukses me marrëveshjen e Asociacionit, ajo do të çohet nga tavolina dhe të mos e vazhdojë më dialogun. Ngjashëm ka vepruar edhe në konferencën e Rambujesë”, ka thënë Haradinaj.

Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për letërnjoftimet

Më 1 shtator ka nisur të zbatohet marrëveshja Kosovë-Serbi për dokumentet dhe qytetarët e Kosovës të cilat nga mesnata kanë udhëtuar në drejtim të Serbisë kanë kaluar kufirin lirshëm.

Në pikat kufitare nuk ka pasur nevojë për dokumente shtesë, me përjashtim të letërnjoftimit, që nënkupton se nga 1 shtatori nuk po lëshohen dokumentet për hyrje/daljet.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, u është drejtuar qytetarëve serbë në Kosovë, për t’i njoftuar se kanë 61 ditë afat që t’i konvertojnë targat e tyre në “RKS”.

Nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për letërnjoftimet, Sveçla: Po mbrojmë interesat e shtetasve tanë
Lexo po ashtu Nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për letërnjoftimet, Sveçla: Po mbrojmë interesat e shtetasve tanë

Kurti tha se targat që Serbia i lëshon për serbët e Kosovës kanë skaduar në tetor të vitit të kaluar dhe qytetarët serbë të Kosovës nuk duhet ta mbajnë barrë trashëgiminë e Millosheviqit.

“Ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, pronarë të veturave me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” dhe “ĐA” që t’i konvertojnë ato në targa RKS në dy muajt e ardhshëm gjatë të cilëve janë të liruar nga taksa e detyrime që arrijnë vlerën deri në 5.000 euro….Targat e lëshuara nga Serbia ‘Pr’, ‘Km’, ‘Pz’ janë trashëgimi e regjimit të Millosheviqit. Kjo trashëgimi është barrë që nuk do të duhej ta mbani ju. Përveç kësaj, ajo po synon të ju mbajë në të kaluarën dhe të izoluar”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Lidhur me zbatimin e marrëveshjes ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Në pikë kalimet kufitare në Merdar, Bërnjak, Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë është ndërprerë lëshimi i dokumentit për hyrje/dalje nga ana e autoriteteve të Serbisë. Edhe një sukses në shtrimin e sundimit të ligjit dhe Kushtetutshmërisë në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe mbrojtjen e interesave të shtetasve tanë karshi Serbisë”, kishte shkruar ministri i Punëve të Brendshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori