LAJMI I FUNDIT:

Rasti i Agonis Tetaj, prokurori i ri e cilëson si vrasje e rëndë

Rasti i Agonis Tetaj, prokurori i ri e cilëson si vrasje e rëndë

Prokurori Isuf Sadiku e ka cilësuar rastin e Agonis Tetajt si vrasje e rëndë, në seancën e sotme gjyqësore.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, avokati i familjes Tetaj, Berat Tmava.


“Vrasja e Agonis Tetajt ka qenë vrasje e rëndë, por ishte ndryshuar nga prokurori i kaluar, tash në seancën që është mbajtur sot është cilësuar vrasje e rëndë”, konfirmoi ai.

Ndërkaq, javë më parë u publikua video ku shihej vrasja e Agonis Tetajt në vendin e tij të punës në Deçan në kompaninë “Gogaj Ag”.

Për vrasjen e Agonis Tetajt është duke u akuzuar Shaban Gogaj, ndërkaq Prokuroria e Pejës kishte ngritur aktakuzë që e ngarkonte Shaban Gogajn për vrasje të rëndë të Agonis Tetajt.

Por më pas lënda i është kaluar Prokurorisë së Gjilanit.

Agron Uka, prokuror i Prokurorisë së Gjilanit ka përfaqësuar këtë lëndë në gjykatë, ku në fjalën përfundimtare kishte rikualifikuar vrasjen e Agonis Tetajt si “vrasje nga pakujdesia”.

Pas kësaj, babai i të ndjerit, Isuf Tetaj, përmes një shkrimi publik drejtuar Kryeprokurorit të Shtetit, mediave dhe ambasadave ka shprehur pakënaqësinë e tij me veprimin e prokurorit i cili e konsideroi nga pakujdesia vrasjen e birit të tij.

Gjykata merr vendim që të rihapet rasti i vrasjes së Agonis Tetajt
Lexo po ashtu Gjykata merr vendim që të rihapet rasti i vrasjes së Agonis Tetajt

Pas kësaj letre dhe pas pamjeve të publikuar prokurori Agron Uka është përjashtuar nga rasti dhe çështja i ka kaluar një prokurori tjetër.

Në të njëjtën kohë Kryeprokurori i Shtetit kishte kërkuar nga trupi gjykues që të mos e shpall aktgjykimin pasi që kishte kërkuar që të bëhen hetime të mëtutjeshme për të marrë prova të tjera të nevojshme për zbardhjen e rastit.

Gjykata e Pejës kishte marrë vendim për rihapje të shqyrtimit gjyqësor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori