LAJMI I FUNDIT:

Rastet sociale dhe disa familje të kategorive të luftës presin strehë – banesat janë filluar para shtatë vjetëve

Rastet sociale dhe disa familje të kategorive të luftës presin strehë – banesat janë filluar para shtatë vjetëve

Më shumë se 7 vjet, shumë familje në gjendje të rëndë ekonomike, ato të kategorive të dala nga lufta, presin që të kenë një banesë në ndërtesat e filluara por që ende nuk kanë papërfunduar dhe janë dëmtuar në lagjen Petrovë të Prizrenit.

Puna në këto ndërtesa u ndërpre në vitin 2021, ndërsa as këtë vit institucionet lokale nuk e kanë paraparë përfundimin e tyre.


Këto godina që filluan të ndërtoheshin mbi 7 vjet më parë ishin të dedikuara për rastet sociale dhe kategoritë e dala nga lufta. Dy nga to kanë përfunduar dhe familjet janë akomoduar, por jo edhe 30 familje të tjera që ishin paraparë të strehoheshin këtu.

Kjo kategori e familjeve nuk dëshirojnë të prononcohen , pasi thonë se janë lodhur me kërkesa për strehim.

Ndërkaq, sekretari i organizatës së veteranëve të luftës po hon se strehë banimi nuk mundën të gëzojnë edhe të tjerë.

“Kemi shumë veteran, por edhe familje të dëshmorëve , invalid, të cilët nuk i kanë marrë këto banesa, ndërsa presin dita ditës për ti marrë. Kemi rastet që edhe i kanë marrë , por nuk mund ti gëzojnë , pasi që shumica kanë vdekur , siç mund ta ceki , luftëtaren e ndjerë Fatime Ademaj, vitin e kaluar ka vdekur edhe Mehmetali Shkreta, i cili nga Maqedonia ka ardhur në luftën e Kosovës, kemi Shefit Mazrekun i cili po ashtu është veteran i luftës  i cili bredh në shtëpia në rastet sociale”, tha Isa Berisha  nga OVL e UÇK-së.

Ish-drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale në qeverisjen e kaluar thotë se në kohën e tij kontrata me operatorin u ndërpre, por komuna nuk e ka paraparë përfundimin e tyre as këtë vit.

“Në  qeverisjen e zotit Haskuka, aty  kanë arritur të përfundohen dy kulla , ndërsa kulla e tretë dhe e katërt kanë shkëputje kontratash nga operatorët ekonomik për papërgjegjësinë e tyre …. Ato tash janë në një nivel të ndërtimit , ku në  kullën  e tretë  janë përfunduar pothuajse 80 % të punimeve  , ndërsa kulla e katërt ka më shumë se gjysma e punimeve që duhet të përfundohet.  Për mua është shqetësuese se 30 familje presin që të vendosen tash e 7 vite në ato banesa dhe të bëhet një hap i tillë është e papranueshme”, tha Islam Thaqi – Ish drejtori i punës dhe mirëqenies sociale.

Ndërkaq, drejtori i tanishëm i Punës dhe Mirëqenies sociale, Edmond Hoxha, e konfirmon se këtë vit nuk mund të punohet në këtë projekt.

“E konfirmojmë që gjatë këtij viti , nuk është e paraparë që të punohet në këtë drejtim , por e kemi vullnetin e plotë që si komunë e Prizrenit, ky projekt të vazhdohet, ky projekt nuk do të ngecë mbrapa, sapo të fillojmë planifikimin e buxhetit të vitit 2024, ky projekt do të trajtohet dhe  të futet në buxhet në mënyrë që të përfundojnë punimet”, tha ai për RTK.

Në shtator 2021 iu ndërpre kontrata operatorit ekonomik për kullën e tretë, ndërsa në kullën e katërt punimet i ndërprenë në maj 2021. Rreth 300 mijë euro ishin planifikuar për përfundimin e ndërtimit për një kullë në lagjen Petrovë të Prizrenit.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori