LAJMI I FUNDIT:

Rastet e kontaktit me të infektuarin me COVID-19 në Obiliq dalin negativ

Rastet e kontaktit me të infektuarin me COVID-19 në Obiliq dalin negativ

Në IKSHPK, janë testuar katër mostra nga Komuna e Obiliqit, raste kontakti me personin e infektuar me COVID-19, këto mostra sipas testimeve të bëra në laboratorin e IKSHPK-së, kanë rezultuar negativ.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar se shtabi emergjent lokal i Obiliqit përmes ekipeve të QKMF-së dhe atyre të Stacionit Policor, janë në gjendje gatishmërinë në ofrimin e çdo lloj ndihme për pacientin e infektuar.


“Ju njoftoj se nga katër mostrat e testuara në laboratorin e IKSHPK-së, raste kontakti me personin e infektuar me Covid-19, kanë rezultuar negativ. Pra, në Obiliq kemi vetëm një rast me Covid-19. Ne, si shtab emergjent lokal, përmes ekipeve të QKMF-së dhe atyre të Stacionit Policor, jemi në gjendje gatishmërie të ofrojmë çdo lloj ndihme pacientit të infektuar dhe i dëshirojmë shërim sa më shpejtë”, tha ai.

Gashi, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi.

“Me shpresë që të mos kemi raste të tjera, ju bëjë thirrje të vazhdoni të qëndroni në shtëpi, të respektoni të gjitha rekomandimet e dhëna nga IKSHPK-ja, ju jeni arsyeja e parandalimit të virusit! Jemi bashkë në çdo sfidë”, ka shkruar Gashi në Facebook. /Telegrafi/