LAJMI I FUNDIT:

“Rashkovski”, Qeveria s’ka dorëzuar dokumente tek antikorrupsioni

“Rashkovski”, Qeveria s’ka dorëzuar dokumente tek antikorrupsioni

Qytetarët gjithnjë e më shpesh vendosin të lajmërojnë dyshime për korrupsion ose krim të ngjashëm. Por edhe për hapin e këtillë individual dhe moral qytetarët duhet doemos ta njohin procedurën ligjore. Ligji për informator është në fuqi tashmë tre vite, por rrallëkush e di, shprehen organizatat joqeveritare. Ekziston mosinformim i madh për këtë Ligj. Pas pyetjes aktuale për rastin me sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski, Sllagjana Taseva nga “Transparence International” shprehet se personi që e zbardhi skandalin me tenderin në M-NAV nuk mund të jetë tregues, meqë ai nuk e ka respektuar Ligjin për mbrojtjen e informatorëve. Personat që duan të lajmërojnë diçka, duhet ta zbatojnë Ligjin që të mund të kontrollohet ajo dhe më tutje të marrin statusin e informatorëve.

“Kur flasim për mbrojtjen e informatorëve ky është krijim i mekanizmit efektiv, që do t’i mbrojë ata që kanë informuar. Në situata kur publikohen informacione që janë përvetësuar në mënyrë të caktuar, kjo sipas Ligjit nuk mund të konsiderohet si informim nëse nuk janë shfrytëzuar mekanizmat tjerë. Ligji njeh edhe lajmërim ose shpallje publike, por nëse paraprakisht janë shfrytëzuar mundësitë e tjera të informimit”, u shpreh Sllagjana Taseva, Transparensi interneshënëll, Maqedoni


Antikorrupsioni tashmë ka angazhuar edhe person të autorizuar që do të punojë në këtë problematikë, gjegjësisht do të jetë kompetente për lajmërimet e informatorëve. Edhe kryetarja e Komisionit antikorrupsion Biljana Ivanovska konfirmoi se publikuesi i regjistrimit me Rashkovskin nuk i plotëson kushtet për të qenë informator, por me iniciativë personale do të përpunohet nga antikorrupsionerët.

“Ne gjithashtu kërkuam nga Sekretari i Përgjithshëm që të na jepte një shkresë me shkrim për pozitën e Rashkovskit në atë bisedë të regjistruar. Derisa të marrim këto të dhëna, nuk mund të fillojmë me atë përpunim dhe hetim”, tha Biljana Ivanovska, Kryetare e KSHKK

Edhe sot, OBRM-PDUKM-ja opozitare kërkoi përgjegjësi nga Rashkovski dhe përgjigje nga kryeministri Zora Zaev, se si do të veprojë pas regjistrimeve të publikuara, ku dëgjohet zëri i Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë i cili negocion për furnizimin e një sistemi të ri radar sigurie në aeroportin e Shkupit. Kryeministri Zoran Zaev përsëriti qëndrimin se tani për tani nuk sheh ndonjë faj tek Rashkovski. Përndryshe, qytetarët që përballen ose dyshojnë në sjellje të paligjshme mund të bëjnë ankesë tek Avokati i Popullit, Ministria e Brendshme, Komisioni për Antikorrupsion ose Prokuroria Publike./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundimi i regjistrimit të popullsisë, sa do të jetë numri i banorëve në Kosovë?

Përfundimi i regjistrimit të popullsisë, sa do të jetë numri i banorëve në Kosovë?

Lajme
Një i vrarë dhe dy të plagosur në Shkup

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Shkup

Kronikë e Zezë
KFOR-i e mohon, por kush negocioi largimin e Raodiçiqit me terroristët e tjerë nga Banjska?

KFOR-i e mohon, por kush negocioi largimin e Raodiçiqit me terroristët e tjerë nga Banjska?

Lajme
Policia dënon me 200 euro shoferin që voziti veturën me skadim të regjistruar dhe ia sekuestron mjetin përkohësisht

Policia dënon me 200 euro shoferin që voziti veturën me skadim të regjistruar dhe ia sekuestron mjetin përkohësisht

Lajme
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
Kalo në kategori