“Aleksandar Vuçiq është radikal, është rritur me mendësinë e radikalizimit, këtë nuk duhet harruar”, kështu ka thënë ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, derisa komentoi zhvillimet e fundit në veri, ku nga sulmi terroristë mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Ministri Nenad Rashiqi në një intervistë për Telegrafin ka thënë se sulmi terrorist që ndodhi ndaj Policisë se Kosovës më 24 shtator, do të ketë efekt të shumëfishtë.
“Javën e fundit top temë ka qenë sulmi i cili ka prodhuar më së shumti ndikim në diplomaci, jo vetëm në terren që ka krijuar kushte abnormale, por gjithashtu në arenën ndërkombëtare u krijua një energji e re cila më ka kujtuar vitet e 90’ta, dhe unë mendoja që kemi harruar konfliktet. Ne politikanët jo vetëm që duhet të jemi pjesë e bisedimeve, por duhet të iniciojmë që në çdo takim që flitet me ndërkombëtarët, të tregojmë shqetësimin sa i përket rastit që ka ndodhur në Zveçan, dhe të mos ndodhë kurrë më”, është shprehur ai.
Rashiq thekson se jemi në një shoqëri ku ndikimi me forcë është i papranueshëm, derisa tha se do të bashkëpunojnë më ndërkombëtarët që të mos ndodhin më sulme të tilla.
Gjatë intervistës së dhënë për Telegrafin, ministri bëri të ditur se ditën e hënë ka vizituar komunën e Leposaviqit.
“Dje kam vizituar Leposaviqin dhe bisedova me kryetarin, dhe punëtorët e rinj në Leposaviq. E di që njerëzit shpeshherë janë të hutuar dhe të frikësuar, por ne njerëzit që jemi që një kohë të gjatë në institucionet e Kosovës mund të tregojmë anën tjetër që është rruga e duhur sa i përket integrimit, krijimin e kushteve për një jetesë të përbashkët me të gjithë ne. Kjo që po ndodhë herë pas here, duhet të dënohet pa kurrfarë dyshimi se është veprim i tmerrshëm”, është shprehur më tej ai.

Ministri tha se sulmet po bëhen pikërisht nga njerëzit që nuk ia duan të mirën kosovarëve dhe serbëve që jetojnë në Kosovë.
“Problemi po ndodhë nga grupe të ndryshme që nuk mendojnë mirë për shoqërinë kosovare e as për shoqërinë serbe, sepse dëmi i veprimeve të tilla do të jetë afatgjatë. Ne duhet të luftojmë kundër atyre dukurive, dhe kundër njerëzve që mendojnë keq për shoqërinë kosovare”, potencoi ai.
Sa i përket akuzave që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i bëri në drejtim të tij, Rashiq tha se ndjehet i turpëruar se kush është president në Serbi.
“Kultura është element i secilit prej nesh, që nuk mund të jepet e as të blihet. Është karakteristik që ndërtohet ndër vite. Sa i përket Vuçiqit, më së paku 10 herë më ka përmendur emrin me epitete të vrazhda. Si serb mua po më vjen turp që Serbia erdh në një moment të tillë që një person sikur Vuçiqi, me qenë president”, theksoi ai.
Duke folur për situatën në veri, dhe përfshirjen në sulmin terrorist të ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ministri thotë se Lista Serbe janë si “kukulla” që veprojnë siç thotë Vuçiq.
“Vetëm të shikoni deklaratat e Listës Serbe, nuk ka nevojë të kërkoni më shumë se sa ato që kemi në dispozicion. Çdo takim, çdo vendim kur është dashtë të bëhet në Kosovë, Lista Serbe ka shkuar direkt në konsultim me Vuçiqin, në anën e djathtë ka qenë Radoiçiq. Lista Serbe dhe përfaqësuesit e saj janë vetëm për të vepruar, ekzekutorë, sikur kukulla që bëjnë çfarë iu thuhet. Por, përgjegjësia politike ekziston. Konsideroj që rënia e tyre duhet të shkojë bazuar në aspektin politik, siç e meritojnë, populli serb të kuptojë se çfarë njerëzve janë dhe t’i dënojnë me vota, duke i përjashtuar nga jeta politike”, theksoi mes tjerash ministri.
Si përfundim, Rashiq konsideron që situata në veri nuk është e rrezikshme, por që duhet pasur kujdes, pasi presidenti serb është një radikal.
Ai po ashtu tha se reagimi i institucioneve kosovare ka qenë i shpejtë lidhur me sulmin që ndodhi ndaj Policisë së Kosovës.
“Nuk konsideroj që është rrezik edhe pse po rikujtoj që duhet të kemi në mend se Vuçiqi është radikal i vjetër, është rritur me radikalizëm, si njeri, si politikan. Duhet të kemi në mend këtë element, por sa i përket ngjarjeve nuk besoj se do të ketë rrezik për sigurinë. Reagimi ka qenë adekuat, dhe po ashtu edhe diplomatët kanë reaguar. Falënderoj institucionet e Kosovës që në një formë kanë reaguar menjëherë. Duke pasur kapacitetet shtetërore jam i kënaqur”, deklaroi ministri Nenad Rashiq.
Ndryshe, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terroristësh më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrimi Bunjaku.
Pas sulmit ndaj Policisë, rreth 30 serbë, të armatosur rëndë dhe të maskuar u fshehën në manastirin në Banjskë për disa orë, atyre iu kërkua nga Policia e Kosovës që të dorëzoheshin, por ata refuzuan të bëjnë një veprim të tillë ku edhe vazhduan sulmet me armë ndaj policisë, nga gjuajtjet me armë mbetën të vrarë tre sulmues.
Policia ka konfiskuar një sasi të madhe armatimit, municionit, veturave dhe disa mjete tjera ushtarake gjatë hetimeve në atë zonë. Autoritet kosovare po ashtu siguruan dëshmi se organizator i sulmit terroristë ka qenë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.
Radoiçiq edhe publikisht ka pranuar se ka organizuar sulmin në veri. Institucionet në Kosovë kanë kërkuar nga Serbia që ta bëjnë ekstradimin e tij, ndërsa Prokuroria ka bastisur pronat e tij në Kosovë, ku edhe ka konfiskuar vetura e pasuri tjera materiale.
Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar edhe tre sulmues të cilët gjenden në masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Sulmi ndaj Policisë së Kosovës ka nxitur reagimin e ndërkombëtarëve, të cilët kanë kërkuar nga Serbia që mos të nxis konflikte mes dy shteteve.
Situata aktualisht raportohet të jetë e qetë në veri, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës vazhdojnë të jenë me prani të shtuar në Zveçan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Miratohet në komisionet parlamentare projektbuxheti 2024 në Shqipëri, e kalon shifrën e 7 miliardë eurove

“Rezistoi ndaj grabitësve, ka gjasë që u ngatërrua me rripin e sigurisë”, vjehrri i Lirdone Ademaj Murseli jep detaje për ngjarjen

OBRM-PDUKM: Do të blihet sistem i ri për përgjimin e të dhënave në internet

Vala e parave të falsifikuara, për shkak të 2 eurove false bizneset po i refuzojnë edhe ato origjinale - BQK rekomandon shmangien e parave ‘kesh’

Arrestohet personi që dyshohet se vrau me thikë vjehrrin e tij në Prishtinë

Sot i jepet lamtumira e fundit Liridona Murselit - gruas që dyshohet se u vra nga grabitësit

Pas AAK-së, edhe LDK konfirmon se ka pranuar draft-statutin e Asociacionit

Lavrov për Maqedoninë: Me vite keni pasur emër poshtërues, por e dimë të vërtetën edhe të emrit të ri

Beteja ligjore kundër “Google” për diskriminimin e gjuhës shqipe, Asllani jep detajet e padisë

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Bellingham dhe Real Madridi në mes të një udhëkryqi - anglezi mund ta humbë sezonin dhe Euro 2024

Vrasja e të dyshuarit për grabitjen në Suharekë, a reagoi sipas protokollit Policia e Kosovës?

Shtetasit suedezë i morën me qera veturat Porsche dhe BMW në Aeroportin "Adem Jashari", dhe nuk i kthyen më

Hovenier: Unë fle rehat duke e ditur që NATO dhe ushtarët amerikanë janë në veri të Kosovës

Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë, lajmi bën jehonë edhe në mediat atje

Lumbardhi dhe Alby gjithnjë e më të afërt, prekje e ledhatime në një çast intim mes tyre në dhomën e gjumit