LAJMI I FUNDIT:

Rashiq: Lista Serbe është degë e partisë së Vuçiqit dhe armikja më e madhe e serbëve në Kosovë

Rashiq: Lista Serbe është degë e partisë së Vuçiqit dhe armikja më e madhe e serbëve në Kosovë

Ministri për Komunitete dhe Kthim, në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, e ka cilësuar si të keqen më të madhe për serbët e Kosovës, Listën Serbe.

Ai në “Debat Plus”, tha se Lista Serbe, është armikja më e madhe e serbëve lokalë në Kosovë, e cila sipas tij mbështetet nga partia e Aleksandar Vuçiqit në Serbi.


“Lista Serbe janë armiqtë më të mëdhenj të serbëve të Kosovës, zhvendosja më masive po ndodhin në kohën kur Lista Serbe është në pushtet. Lista Serbe është degë e SNS-it të Beogradit. Do kemi dëm të pariparueshëm. Për fuqinë e Listës Serbe, nuk ka faj vetëm Beogradi e Brukseli por edhe Prishtina”, tha ai.

Rashiq tha se serbët lokalë nuk e përkrahin vrasjen e policit Afrim Bunjaku, përkundrazi ndihen keq për atë që ka ndodhur.

“E di që sa i përket shumicën e njerëzve që po flas, po ndihen keq për çka ka ndodh, duke nisur prej policit që e ka humbur jetën, e di që shumica e dënojnë. Po flitet e po manipulohen se po përkrahen veprime të tilla, ju garantoj se shumica dërmuese e dinë saktë që jo vetëm se ka bërë dëm të madh për humbje jetësh, por edhe për imazh për serbët e veriut”.

Sipas tij, shumica prej tyre e dënojnë ashpër një veprim të tillë.

“Shumica prej tyre janë marrë peng, prej të njëjtëve që kemi pas rast të shikojmë. U konfirmua që ka ekzistuar për një kohë të gjatë, sidomos mungesa e respektimit të ligjit në veri, e shohim sa dëm I madh është krijuar në atë pjesë”, ka thënë ai.

Rashiq theksoi se i beson pamjet të publikuara nga ministri Xhelal Sveçla, ku shihet Milan Radojçiq, si pjesë e formacionit terrorist në Bansjkë të Zveçanit.

“Besoj në informacionet e Sveçles, ka dëshmuar disa herë, jo vetëm që jemi bashkëpunëtor, e di që informacionet janë 100% të sigurta, nuk kam dyshim për një gjë të tillë, faktet janë konkrete. Aty ka qenë një grup i organizuar, në këto rrethana nuk ka dikush tjetër që do mundte të organizonte diçka të tillë… Ka qenë jo vetëm gabim si ide, por edhe në aspektin ushtarak e strategjik, kjo na sjellë se ka qenë një organ tjetër që ka krijuar shpresë e mbështetje në të ardhmen”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori