LAJMI I FUNDIT:

Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka shpërndarë disa informata në lidhje me prapaskenat e sulmit terrorist në veri të vendit.

Rashiq ka thënë se grupi kriminal në veri ka pritur ndihmë nga jashtë pasi të njëjtit kishin mjaft armë dhe nuk do të tërhiqeshin aq lehtë.

“Nga të gjitha burimet thuhet se grupi nuk ka pasur planë të tërhiqet. Ka qenë e pritur që KFOR-i të marrë një rol të paqeruajtësit. E dyta, pajisjet që kanë qenë në atë vend nuk kanë qenë të planifikuara që të përdoren vetëm për një përdorim “ad-hoc”, por grupi kanë planifikuar të qëndrojnë më gjatë aty [për të luftuar]”, ka thënë Rashiq në RTV Dukagjini.


Rashiq ka thënë se para tre muajsh kanë ekzistuar disa informata se ka një kamp trajnimi ushtarak afër kufirit në Rashkë.

Ish-ushtaraku i FSK-së analizon veprimet taktike të grupit terrorist në veri, ka dyshime se drejtues nuk ishte vetëm Radoiçiq
Lexo po ashtu Ish-ushtaraku i FSK-së analizon veprimet taktike të grupit terrorist në veri, ka dyshime se drejtues nuk ishte vetëm Radoiçiq

Ai tha se megjithatë nuk e dinë se a lidhen këto ngjarje me sulmin terrorist së të dielës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Para tre muajsh, pas rrëzimit të barrikadave, ka ekzistuar një informatë, e morra edhe nga zëvendësi im Radimoraviq, se po krijohet një bindje, se ka indikacione se ka një kamp afër kufirit në Rashkë, ku disa njerëz po përgatiten ushtarakisht për diçka. Për veprimin që ka ndodh të dielën nuk  e kam ditur a as nuk kam dëgjuar”, tha ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

Lajme
Kalo në kategori