LAJMI I FUNDIT:

Rashidi: Programi i Kovaçevskit ka shumë premtime që me vite mbesin vetëm në letër

Rashidi: Programi i Kovaçevskit ka shumë premtime që me vite mbesin vetëm në letër

Synimi ynë ishte rrëzimi i Qeverisë së Zaevit sepse kemi një program kundër korrupsionit. Por beteja jonë në fakt fitoi pushtetin pasi ai rrëmbeu një deputet dhe sot jemi këtu në seancë për të zgjedhur qeverinë e re që është vetëm vazhdimësi e asaj të mëparshme, tha deputeti i Aleancës për Shqiptarë, Surija Rashidi.

Ai tha se tashmë është e kaluar dhe vlerësoi se në programin e mandatarit Dimitar Kovaçevski ka shumë premtime që me vite mbesin vetëm në letër.

Në seancën për zgjedhjen e qeverisë së re, deputeti i Aleancës për Shqiptarët tha se është turp të përmendet autostrada për në Kosovë, e cila me vite, tha ai, po ndërtohet dhe është vetëm disa kilometra.


Ai po ashtu ka deklaruar se bëhet fjalë për Korridorin 8, i cili prej vitesh është përfshirë në programe të ndryshme, por nuk është realizuar.

Sipas tij, beteja e partive në pushtet është aq e ashpër sepse ka një arsye të madhe – të mbrohen nga zbulimi i të gjitha krimeve dhe korrupsionit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia

Lajme
“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Kalo në kategori