Rashica: Kam filluar të vrapoj

“Tani kam filluar të vrapoj dhe gjithçka po shkon mirë. Nuk e di edhe sa do të kthehem në terren, por shpresoj që sa më parë të jem i gatshëm. Por një është e sigurt se do të jem i gatshëm qind për qind kur do të filloj kampionati”, ka thënë Rashica, i cili aktualisht gjendet në Hannover të Gjermanisë, ekip ky në të cilin edhe pritet të vazhdojë karrierën e tij.
I pyetur nëse do të kthehet të ndihmojë Llamkos Kosovën drejt titullit, ai është përgjigjur: “Nuk e di çka të them. Dua vetëm të kthehem dhe luaj, e më vonë edhe të vendosë së çka të bëjë”, shtoi ai. Për shërimin e tij në Gjermani është përkujdesur ish – futbollisti i kombëtares së Shqipërisë dhe lojtari i Hannoverit, Altin Lala. “I jam shumë falenederues Altinit për ndihmën që më ka dhënë me këtë rast”, tha Rashica. /Zëri/Telegrafi/




















































