LAJMI I FUNDIT:

Raportimi për COVID-19, përdorimi dhe citimi burimeve origjinale

Raportimi për COVID-19, përdorimi dhe citimi burimeve origjinale

Qindra lajme me përmbajtje rreth kurave dhe rreziqeve nga COVID-19 janë përkthyer dhe ripublikuar në gjuhën shqipe nga burime jo të sigurta të informacionit. Një lexim i thjeshtë në internet dhe ju do të kuptoni që pjesa më e madhe e informacioneve nuk e ka të cituar burimin origjinal dhe si rrjedhojë informacioni është lehtë i kontestueshëm.

Vetëm në vitin e fundit janë mbi 20 raste kur Këshilli i Mediave të Shkruara ka konstatuar se mënyra se si janë përkthyer lajmet dhe janë ripublikuar nga portalet ka qënë në kundërshtim me rregullat e këtij këshilli.


Pre e kësaj shprehie janë edhe lajmet për COVID-19.

Të dhënat na tregojnë se në kohën kur njerëzimi po ballafaqohet për të shpëtuar jetën nga infektimi me COVID-19, janë shtuar edhe lajmet e rrejshme dhe konspiracioniste për vaksinat anti-COVID.

Gjithashtu janë shtuar edhe lajmet për pasojat që mund të lë ky virus në shëndetin tonë, në ekonominë dhe jetën tonë të përditshme me masat anti-COVID, por në të njëjtën kohë shumëkush ka tentuar edhe tenton pa shkencë, pa thirrje profesionale e pa burime zyrtare të ofrojë lajme të dyshimta, të pabazuara dhe konspirative sa i përket pasojave që mund të ketë njeriu dhe shëndeti jonë pas marrjes së vaksinës në Kosovë.

Pra, në vend se të kemi informacione të rëndësishme, mund të kemi informacione potencialisht të dëmshme dhe të rrejshme.

“Po na vendosen çipat”, “mbetesh steril”, “po duan me na kontrollu”, “me na mbajt me barna” … janë këto disa thirrjet nga njerëz që janë kundër vaksinimit dhe shpesh ka konspiracione që janë shpërndarë nga anti-vaksinë grupet nëpër botë.

Zakonisht lajmet e rrejshme, të pakonfirmuara e të dyshimta mund të përhapen më shpejt nëpërmjet kanaleve të ndryshme, si mediat sociale edhe nëpër platforma të tjera online.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ofruar informata të rëndësishme për të gjithë ata persona që kanë mëdyshje për marrjen e vaksinës, pasojat nga vaksina etj., por edhe duke ofruar informata të rëndësishme për të parandaluar lajmet e rrejshme, konspiracionit etj. (burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë)

Por, mediat kredibile edhe profesionale në Kosovë gjatë raportimeve të tyre për temat anti-COVID dhe ndikimin që mund të ketë marrja e vaksinës duhet të fokusohen kryesisht te citimi i burimeve kur një shkrim/artikull ripublikohet ose kur përkthehet nga një media tjetër ndërkombëtare e nga një gjuhë tjetër.

Shprehia që informacionet e marra nga burime ndërkombëtare të përkthehen dhe mos të citohet burimi i informacionit, duhet të ndryshojë. Bashkë me të duhet të ndryshojë edhe shprehia e lexuesve. Këta të fundit duhet të dinë që materialet pa linqe të burimit, mund të jenë të pavërteta dhe nuk duhet t’u besohet.

Ajo çka tjetër mund të bëjnë gazetarët dhe mediat është që t’ju japin hapësirë më të madhe ekspertëve të fushës, mjekëve edhe specialistëve të cilët mund të ofrojnë këshilla, informacion dhe kujdes për shëndetin tonë, para dhe pas infektimit më COVID-19.

Pra, duke cituar burimin zyrtar të informacionit e të lajmit ndërkombëtar, ne kemi hequr mëdyshjet e një informacioni jokredibil, kemi cituar një media/kanal, revistë shkencore kredibile dhe kemi ndihmuar sado pak në mos hezitimin dhe parandalimin e ndonjë paqartësie edhe më të madhe te publiku për ndikimin e marrjes apo jo të vaksinës anti-COVID. /Marrë nga: Kallxo.com/

Raportimi për pandeminë në vitin 2020: Çka mësuam e si raportuam?
Lexo po ashtu Raportimi për pandeminë në vitin 2020: Çka mësuam e si raportuam?

Në trend

Më shumë
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Një fotografi e Kim Kardashianit nga pushimet ka shkaktuar të qeshura në internet, për shkak të detajit të pakuptimtë të saj

Një fotografi e Kim Kardashianit nga pushimet ka shkaktuar të qeshura në internet, për shkak të detajit të pakuptimtë të saj

Magazina
Tifozët e Arsenalit gjetën justifikimin për humbjen: Bayern mashtroi Topçinjtë me një truk

Tifozët e Arsenalit gjetën justifikimin për humbjen: Bayern mashtroi Topçinjtë me një truk "të pistë"

Liga e Kampionëve
Lojtarët e Barcelonës e kanë ndjekur Mbappen në tunel pas humbjes nga PSG

Lojtarët e Barcelonës e kanë ndjekur Mbappen në tunel pas humbjes nga PSG

Liga e Kampionëve
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori