LAJMI I FUNDIT:

Raportimi i Escobarit për dialogun dhe kritikat ndaj tij, dënimi i ish-shefit të AKI-së dhe qëndrimi i Presidencës për Ligjin për pagën minimale – lajmet e javës

Raportimi i Escobarit për dialogun dhe kritikat ndaj tij, dënimi i ish-shefit të AKI-së dhe qëndrimi i Presidencës për Ligjin për pagën minimale – lajmet e javës

Javën që po lëmë pas i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka raportuar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, gjersa pati kritika të ashpra për qasjen e tij ndaj Kosovës.

Po këtë javë Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Driton Gashit ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, duke e dënuar me 4 vite e 8 muaj burgim në rastin e njohur si “Gylenistët”.


Ndërkaq, në vazhdën e shumë ligjeve që përfunduan në Gjykatë Kushtetuese, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të premten dërgoi po në Kushtetuese edhe Ligjin për pagën minimale.

“Pse kjo qasje e balancuar, nuk ka dyshim se Vuçiqi ka nxitur bojkotimin e zgjedhjeve” – pyetjet për Escobarin  

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka raportuar në fillim të kësaj jave para Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me situatën, dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje tjera.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor theksoi se janë të përkushtuar në shtensionim dhe se janë duke punuar për t’i çuar përpara shtetet e Ballkanit Perëndimor drejt integrimeve evropiane dhe transatlantike.

Ai ka folur edhe për Marrëveshjen e Ohrit, dukë thënë se i kërkohet Serbisë që ta njohë sovranitetin e Kosovës dhe integritetin e saj territorial.

“Marrëveshja i kërkon Serbisë që ta njohë sovranitetin e Kosovës dhe integritetin e saj territorial. T’ia njohë simbolet kombëtare, flamurin, dokumentet qeveritare, diplomat, targat e makinave dhe ia ndalon Serbisë që ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Ndërsa shton Escobar, sipas kësaj marrëveshjeje, Kosovës i kërkohet që të zbatojë obligimin që e ka për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Serwer: Escobar ka dështuar të pasqyrojë realitetin mes Kosovës dhe Serbisë, para Kongresit amerikan
Lexo po ashtu Serwer: Escobar ka dështuar të pasqyrojë realitetin mes Kosovës dhe Serbisë, para Kongresit amerikan

Masat ndaj Kosovës, Escobar ka thënë se refuzon t’i quajë sanksione, derisa ka përmendur se e vetmja gjë me të cilën nuk është pajtuar ShBA-ja ka qenë dërgimi me polici i kryetarëve në katër komunat veriore.

“Do të punojmë për realizimin e planit trepikësh”, ka thënë ai duke folur për rrugën përpara si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

Duke folur për komunat veriore, Escobar, ka thënë se ka marrë zotime që Serbia nuk do t’i kundërshtojë zgjedhjet e ardhshme në veri të Kosovës dhe se Serbia do të përballet me pasoja nëse vepron ndryshe.

E lidhur me qasjen ndaj Kosovës, Escobar është pyetur nga kongresmeni nga Teksasi, Keith Self.

Self ka pyetur Escobarin për qasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë, kur sipas tij nuk ka dyshim se Vuçiqi nxiti bojkotimin e zgjedhjeve në veri.

“Po dëgjoj një lloj jo konsistence. Ju keni thënë që keni qenë në anën e Kosovës në çdo moment por, tani po shohim një qasje më të balancuar. Por, nuk ka dyshim se Vuçiqi ka nxitur bojkotimin e zgjedhjeve të Kosovës. Kjo nuk ka aspak dyshim. Vuçiqi i ka shtyrë zgjedhjet e veta edhe për shkak të zgjedhjeve të Kosovës”, ka deklaruar Self, transmeton Telegrafi.

Kongresmeni nga Teksasi ka insistuar edhe më tej në këtë pozicion neutral të Escobarit. “Pse nuk kemi sanksione ndaj Serbisë kur e dimë se prej shumë vitesh importon armë nga Rusia”, pyeti ai.

Derisa Escobar është përgjigjur se sanksionet ndaj Serbisë duhet të plotësojnë edhe disa kritere.

“Këto sanksione nuk lidhen vetëm me blerjen e armatimit rus. Po të ishte kështu edhe ndaj Turqisë do të duhej vendosur sanksione. Në pyetje janë niveli i blerjeve dhe kapacitetet. Por e kemi paralajmëruar Serbinë”, ka deklaruar Escobar.

Self ka kërkuar një koment nga Escobari edhe një qëndrim të tij në lidhje me “përkëdheljen e Serbisë” në raport me Kosovën.

Derisa Escobar ka mohuar se po ndodh një gjë e tillë.

“Kjo qasje është e gabuar dhe ne kemi fakte. Në 60 ditët e fundit ne kemi mbështetur Kosovën për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës si dhe kemi njohur legjitimitetin e zgjedhjeve në veri edhe pse kanë dalë në zgjedhje vetëm 3%. Kemi sanksionuar edhe shefin e Inteligjencës së Serbisë”, ka deklaruar Escobar.

Rasti “Gylenistët”, ish-shefi i AKI-së dënohet me 4 vite e 8 muaj burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Driton Gashit ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, duke e dënuar me 4 vite e 8 muaj burgim, kurse janë liruar nga akuza Valon Krasniqi, ish-drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Rrahman Sylejmani ish-drejtori i Drejtorisë për Migracion dhe të Huaj në kuadër të Policisë Kufitare, të cilët akuzoheshin për korrupsion në rastin e njohur si “Gylenistët”.

Aktgjykimi ndaj tyre u shpall të mërkurën nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Violeta Namani.

Rasti “Gylenistët”, ish-shefi i AKI-së dënohet me 4 vite e 8 muaj burgim
Lexo po ashtu Rasti “Gylenistët”, ish-shefi i AKI-së dënohet me 4 vite e 8 muaj burgim

Në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë thuhet se i akuzuari Drilon Gashi është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe dënim plotësues “Ndalim i ushtrimit të funksionit në administrate publike apo funksioneve në shërbime publike” në kohëzgjatje prej 4 vite, pas mbajtjes së dënimit me burgim.

Driton Gashi, ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

I akuzuari Valon Krasniqi është liruar nga akuza, pasi që nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Edhe i akuzuari Rrahman Sylejmani është liruar nga akuza, pasi që nuk është provuar se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.

Ligji për pagën minimale nuk do të dekretohet nga presidentja deri në vendimin e Kushtetueses

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do ta dekretojë Ligjin për pagën minimale deri në momentin kur Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e tij, pas kërkesës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj, Besnik Tahiri, ka dorëzuar të premten në Kushtetuese kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Telegrafi merr vesh se këtë kërkesë të AAK-së e kanë nënshkruar edhe dy ish-deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi e Fatmir Humolli.

E nga Presidenca kanë konfirmuar për Telegrafin se Osmani nuk do ta nënshkruajë ligjin deri në vendimin e gjykatës.

Lati nga OVL – UÇK: Osmani ka dhënë fjalë të mira në takim, tashmë ajo e ka mundësinë të tregojë veten
Lexo po ashtu Lati nga OVL – UÇK: Osmani ka dhënë fjalë të mira në takim, tashmë ajo e ka mundësinë të tregojë veten

“Gjykata Kushtetuese sot e ka njoftuar Presidenten Osmani se grupi parlamentar i AAK-së dhe dy deputetë të tjerë kanë kërkuar shqyrtimin e kushtetueshmërisë së Ligjit për Pagën Minimale. Rrjedhimisht, Presidentja Osmani nuk do ta nënshkruajë këtë ligj, përpara se të kryhet shqyrtimi në Kushtetuese”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidencës.

Ligji për pagën minimale i cili u miratua në Kuvend javën e kaluar, u kundërshtua përveç nga opozita, edhe nga personat që përfitojnë nga skema pensionale për veteranët e luftës.

Kjo për shkak se ligji nuk e parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin e veteranëve, siç ka qenë në të kaluarën.

Të shtunën, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka mbajtur një protestë në Prishtinë kundër këtij ligji. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori