Ministria e Punëve të Brendshme mëngjesin e sotëm ka marrë njoftim për bomba në dy shkolla të mesme në territorin e Shkupit.

“Sot, SPB Shkup ka marrë një raport nga dy shkolla në Shkup se kanë marrë një informatë përmes emailit gjoja për vendosjen e një mjeti shpërthyes.


Menjëherë janë marrë masat dhe aktivitetet e duhura, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, thonë nga MPB./Telegrafi/