LAJMI I FUNDIT:

Raporti vjetor për Kosovën, Instituti EPIK tregon të gjeturat kryesore të Komisionit Evropian

Raporti vjetor për Kosovën, Instituti EPIK tregon të gjeturat kryesore të Komisionit Evropian

Instituti EPIK ka bërë të ditur se Komisioni Evropian ka publikuar Raportin vjetor për Kosovën 2020.

Në njoftimin e bërë nga Instituti EPIK thuhet se raporti ka vlerësuar se “ përkundër faktit që institucionet e Kosovës vazhduan përkushtimin deklarativ publik ndaj procesit integrues është bërë progres i kufizuar në zbatimin e reformave Evropiane”, transmeton Telegrafi.


Tutje, në njoftim thuhet se sa i përket zgjedhjeve të vitit 2019 raporti vlerëson se ato ishin mirë të organizuara dhe transparente, por kredibiliteti i procesit është dëmtuar nga mos administrimi efecient i ankesave nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, si dhe vendimet kontroverse të gjykatave.

“Këto vendime kanë pasur ndikim të rëndësishëm në rezultatin përfundimtar zgjedhor pasi që mundësuan kalimin e pragut të koalicionit NISMA-AKR-PD”.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, raporti bënë thirrje për marrjen e hapave substancial për arritjen e marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, si hap kyç për avancimin e rrugës integruese të Kosovës. Sa i përket liberalizimit të vizave, Komisioni Evropian ka ri-përsëritur qëndrimin e tij se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.

Sa i përket punës së Prokurorit Special dhe Dhomave të Veçanta bashkëpunimi i plotë i institucioneve të Kosovës mbetet esencial. Është e rëndësisë vitale që të mundësohet funksionimi i pavarur dhe i pa penguar i Prokurorit Special dhe Dhomave të Veçanta”, thuhet në njoftim e bërë nga instituti EPIK.

Më tej, Instituti EPIK thekson se raporti vlerëson se Kosova ka nevojë për vullnet të pa lëkundur politik për të adresuar korrupsionin.

“Korrupsioni ka mbetur i përhapur në të gjitha nivelet institucionale dhe mbetet problem serioz, ndërsa sistemi i drejtësisë mbetet nën ndikimin politik. Kosova ka bërë progres të kufizuar në hetimin dhe ndjekjen e rasteve të profilit të lartë”.

“Qeveria ka dështuar të adresoj sfidat strukturore që minojnë zhvillimin e sektorit privat dhe nuk ka arritur të avancojë reformat në arsim. Vendimmarrja ad-hoc e Qeverisë, me theks të veçantë marrja e vendimeve financiare dhe emërimet politike kanë minuar besimin e publikut në institucionet publike. Koordinimi i dobët qendror dhe ndër-ministror qeveritar vazhdon të pengoj zbatimin e reformave”, vijon njoftimi.

Sipas raportit të Komisionit Evropian, struktura e shpenzimeve publike ka vazhduar të degradoj.

“Rënia e shpenzimeve kapitale, rritja e shpenzimeve për skemat sociale dhe rritja e pagave në sektorin publik janë duke paraqit rrezik për financat publike dhe janë duke penguar zhvillimin e sektorit privat.

Terminalet doganore vazhdojnë të janë të vendosur në objektet private të cilat inkasojnë të hyrat nga çdo kamion i cili hynë në terminal për të përfunduar procedurat doganore. Këto pagesa janë në kundërshtim me legjislacionin e BE-së dhe MSA-në dhe rrjedhimisht duhet të anulohen. Kosova duhet të ndaloj përdorimin e objekteve private për qëllime të terminaleve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori