Kryeministri ka bërë një analizë të komenteve në postimin e tij në Facebook me titull: Çfarë duhet të përmirësojmë?
Rama shprehet se tre çështje kryesore që njerëzit kërkojnë përmirësim janë; Drejtësia, Administrata dhe
Arsimi.
Ndërsa 10 çështjet kryesore që janë sugjeruar për mandatin e dytë qeverisës të Ramës janë edhe bujqësi, shëndetësi, punësim, rilindje urbane, shtet, ekonomi, turizëm. Ai thotë se raporti i është vënë në dispozicion grupit të punës për mekanizmat e bashkëqeverisjes me njerëzit në Partinë Socialiste.
Postimi i plotë i Edi Ramës:
RAPORT PËR JU
Më poshtë keni përmbledhjen e raportit që i është vënë në dispozicion Grupit të Punës për mekanizmat e Bashkëqeverisjes me Njerëzit
Kjo përmbledhje, ashtu si vetë raporti, është bërë nga Skuadra e Shënimeve, pas leximit dhe kategorizimit në dosje të veçanta të të gjithë komenteve Tuaja në postimin me titull: ÇFARË DUHET TË PËRMIRËSOJMË?
Komentet e mëtejshme janë të mirëpritura për vijimin e bashkëpunimit tonë. S’keni parë gjë akoma
Statistika të sugjerimeve Për Shqipërinë që Duam
DREJTËSI-ADMINISTRATË-ARSIM janë 3 çështjet më të përmendura duke shënuar edhe diferencë të konsiderueshme me të tjerat. Të përmendura mbi 4900 herë ato qëndrojnë në krye të listës duke bashkuar shumicën e komentuesve si fushat prioritare për katër vitet në vijim.
Nëse do të përzgjidhnim 5 çështje kyçe, ato do të ishin: DREJTËSI-ADMINISTRATË-ARSIM -BUJQËSI-SHËNDETËSI, të sugjeruara 5237 herë.
10 ÇËSHTJET KRYESUESE TË SUGJERUARA RRETH 10 MIJË HERË NË 6 MIJË KOMENTE JANË:
1. DREJTËSI
2. ADMINISTRATË
3. ARSIM
4. BUJQËSI
5. SHËNDETËSI
6. PUNËSIM
7. RILINDJE URBANE
8. SHTET
9. EKONOMI
10. TURIZËM
1105 komentues inkurajojnë dhe kërkojnë të ecet shpejt me reformën në drejtësi si një premisë kyçe që shtron rrugën për zgjidhjen e shumë çështjeve të tjera, që nga lufta kundër korrupsionit tek rritja e investimeve të huaja; zgjidhja e problemeve me pronat; lufta ndaj pabarazisë apo kundër abuzimeve të çdo niveli
973 komentues kërkojnë reformimin e thellë të administratës duke e ulur pritshmërinë edhe deri tek mirësjellja dhe ofrimi i informacionit të saktë. Sugjerimet se si mund të arrihet përfshijnë depolitizimin; punësimin e profesionistëve përmes meritës, qendërzimin e shërbimeve dhe digjitalizimin.
805 komentues besojnë fort se gjithçka nis me Arsimin, duke u fokusuar më shumë tek cilësia e mësimdhënies, aftësitë e mësuesve dhe mënyra e punësimit të tyre. Një sugjerim interesant ishte që përvec testimit të dijeve të mësuesve, të bëhet krahasimi i rezultateve të punës së tyre tek nxënësit dhe vendosja e pagës në varësi të këtyre rezultateve. Vijimi i përpjekjeve për forcimin dhe modernizimin e Arsimit profesional mbështetet me shpeshtësi të lartë, ndërsa Arsimi i lartë dhe universitetet përmenden rrallë
790 komentues besojnë se duhet investuar fort në bujqësi, që nga mbështetja e fermerëve për të prodhuar e deri tek infrastruktura e lidhjes së fshatrave me qytetet e tregjet apo rilindjen urbane që duhet të shkojë në çdo fshat. Një shqetësim të madh paraqet edhe kontrolli i produkteve ku komentuesit mbështesin idenë e ndërhyrjes në legjislacion duke vendosur rregulla dhe dënime shumë herë më të rrepta për pesticidet e kimikatet e dëmshme, kur ato përdoren. Siguria ushqimore është përmendur me shpeshtësi të lartë në këtë grup.
564 komentues kanë kërkuar të shihet me prioritet shëndetësia, duke vënë në qendër të shqetësimeve të tyre mjekët e korruptuar apo mungesën e ilaçeve dhe shërbimeve. Vlen për tu theksuar se në këtë grup vlerësohet me shpeshtësi të lartë nga komentuesit që ka patur ndryshime pozitive në shëndetësi, por ka ende më shumë për të bërë.
511 komentues kërkojnë hapjen e vendeve të reja të punës përmes rritjes së investimeve të huaja, ndërhyrjeve në arsim për një formim më të përshtatshëm me tregun, mbështetjen e biznesit duke ulur taksat, mbështetjen e të rinjve me fonde për të hapur biznese apo mbështetjen e bizneseve ekzistuese që punësojnë të rinjtë, si edhe shumë opsione lehtësirash të tjera për sipërmarrjet.
470 komentues sugjerojnë të ecet më tej me programin e rilindjes urbane duke e lidhur fort me përmirësimin e nevojshëm të infrastrukturës, përmirësimin e imazhit, rritjen e turizmit dhe me forcimin e ekonomisë lokale
466 komentues kërkojnë të vijohet me forcimin e shtetit në kuptimin e zbatimit të ligjeve, rregullave, kontrollit, barazisë së trajtimit të qytetarëve, shërbimeve dhe mbrojtjes së shtresave më në nevojë. Shpeshtësi të lartë mbajnë sugjerimet për të ecur më shpejt me reformat në rrugën e integrimit në BE, pasi suksesin e këtij procesi e lidhin drejpërdrejt me ekonominë, mirëqenien e tyre dhe me cilësinë e shërbimeve publike
402 komentues sugjerojnë të punohet më fort për rritjen ekonomike duke ndërhyre që nga ulja drastike e taksave e deri tek shtetëzimi i ndërmarrjeve dikur shtetërore për një shfrytëzim më të mirë të pasurive natyrore kombëtare. Shpeshtësi e lartë paraqitet me kërkesën për të vazhduar me luftën kundër informalitetit dhe evazionit fiskal.
294 komentues besojnë fort tek turizmi si prioritet kryesor në 4 vitet e dyta, duke adresuar nevojat për përmirësim të infrastrukturës turistike, nxitjen e përmirësimit të shërbimeve dhe cilësisë në hoteleri, si edhe afrimin e investitorëve apo emrave të mëdhenj në turizëm, si rruga më e mirë për zhvillim ekonomik dhe punësim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak